(VIDEO) Krerët e shtetit dhe të partive urojnë ditën e alfabetit

by admin
Spread the love

Krerët e shtetit dhe të parive politike kanë  uruar 22 Nnëntorin-Ditën e Alfabteit të Gjuhës Shqipe. Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, tha se unifikimi i alfabetit të gjuhës shqipe  që është bërë para 113 viteve në Manstir, nuk ishte vetëm një pikë kthimi në kodifikimin e gjuhës shqipe, por edhe një nismë e rëndësishme kulturore, shpirtërore dhe kombëtare e popullit shqiptar.

Stevo Pendarovski, presidenti i vendit

“22 Nëntori ka rëndësi thelbësore për shqiptarët dhe nuk është vetëm festë e tyre nacionale, por një datë të cilën e festojnë me pietet të gjithë qytetarët në Republikën tonë multikulturore dhe shumetnike të Maqedonisë së Veriut”.

Kryeparlamentari, Talat Xhaferi uroi popullin shqiptarë, duke e theksuar si festë jashtëzakonisht të rëndësishme për bashkësinë shqiptare.

Talat Xhafer, kryetar i Kuvendit

“Dita e alfabetit shqip është festë me të cilën kremtohet alfabeti i unifikuar, gjuha dhe shkrim leximi si katalizator i ngritjes intelektuale, kulturore, arsimore dhe gjithsesi politike të shqiptarëve, mirëpo, njëherazi edhe festë e cila ka kontributin e vet të rëndësishëm në vlerat më të larta civilizuese të njerëzimit”.

Kryeministri, Zoran Zaev, tha se me shpalljen e 22 Nëntorit për Ditë të Alfabetit Shqip dhe kremtimin e kësaj feste të rëndësishme për komunitetin shqiptar, konfirmojmë se gjuha dhe shkrimi janë ura për mirëkuptim mes traditave, kulturave dhe trashëgimive shpirtërore.

Zoran Zaev, kryeministër

Shënimi I vlerave kulturore, ngjarje dhe tradita të të gjitha bashkësive etnike, duke llogaritur edhe atë shqiptare, në fakt janë thelbi I shoqërisë sonë multikulturore. Është një kontribut I fuqishëm për të ardhme prosperuese dhe për mirëqenien e të gjithë qytetarëve.

Ditën e Alfabetit e uruan edhe kryetarët e partive politike. Kryetari I VMRO-së, Hristijan Mickoski, tha se vetëm përmes kulturës, zhvillimit të arsimimit, populli jo vetëm rritet, por lë edhe materialin e shkruar, që është kujtim për komunitetin.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së

“Alfabeti dhe standardizimi i tij janë një moment kyç për zhvillimin e një gjuhe, gramatikës dhe letërsisë së saj. Alfabeti shqip sot standardizohet, dhe kështu fillon një periudhë e re e zhvillimit kulturor të tyre”.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se mbi kauzën e drejtë të ruajtjes së gjuhës shqipe ka qëndruar i përjetshëm indi jonë kombëtar.

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së

“Në shenjtërinë e Alfabetit të Kongresit të Manastirit është vetë burimi i pashtershëm i përparimit, i krenarisë sonë kombëtare dhe i edukimit të vegjëlisë në frymën e atdhedashurisë”.

Kryetari I Alternativës, Afrim Gashi theksoi se dita e Alfabetit vjen çdo vit për të na kujtuar rëndësin e madhe të shkrimit, të dijes dhe të librit.

Afrim Gashi, kryetar i Alternativës

“Dita e Alfabetit na vjen çdo vit për të na e kujtuar rëndësinë e madhe të shkrimit, të dijes e të librit. Ndërsa, me këtë rast ne i ndërmendim edhe të gjitha përpjekjet e brezit të artë të kombit tonë, që – përkundër dallimeve – ia doli të na lë në trashëgimi 36 shkronja”.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha se  përderisa sot gëzojmë shkronjat me të cilat identifikojmë gjuhën tonë, gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk e gëzon trajtimin e merituar.

Ziadin Sela, kryetar i Alenacës për Shqiptarët

“Ndjej keqardhje që edhe pas miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në vend, Gjuha Shqipe ende nuk gëzon trajtimin e merituar. Megjithatë, sot ju uroj Ditën e Alfabetit, me shpresë që jetëgjatësia e saj të jetë e përjetshme e amaneti të çohet në vend”.

Kongresi i Manastirit është një nga ngjarjet më të rëndësishme historike e kulturore për popullin shqiptarë.

Linda Ebibi /SHENJA/ 

You may also like