(VIDEO) Kovaçevski: Votimi i ndryshimeve kushtetuese nuk duhet të kushtëzohet

by admin
Spread the love

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se votimi i ndryshimeve kushtetuese nuk duhet të jetë i kushtëzuar. Ai ju referua partive të opozitës shqiptare, të cilat një ditë më parë thanë se nuk do të votojnë në rast se në Kushtetutë nuk përfshihet termi etnia shqiptare në vend të 20%. Kovaçevski u kujtoi atyre se gjatë grupeve të punës partitë kanë pasur përfaqësues dhe nuk kanë dhënë kushtëzime. Njësoj sikur kur u votua në Komisionin Legjislativ në Kuvend dhe në seancën plenare, shtoi Kovaçevski.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Grupi i punës njëzëri ka vlerësuar se për momentin në proces, kyçe është integrimi i vendit dhe plotësimi i obligimeve që Maqedonia e Veriut i ka në pajtim me Kornizën negociuese, dhe ajo është përfshirja e pjesëve të tjera të popujve në Preambulën e Kushtetutës. Si i tillë, propozimi ishte përpunuar dhe dorëzuar në Qeveri, pas çka Qeveria e rishikoi dhe e dërgoi në Kuvend, ku u miratua nga ana e Komisionit Kushtetues dhe u miratua në rendin e ditës të seancës plenarë të Kuvendit”.

Më tej ai shpreson se egziston kapacitet demorkatik në vend që të sillen vendime që janë të nevojshme për shtetin për ta vazhduar rrugën euroatlantike dhe për t’i hapur klasteret. Me këtë rast, ai përmendi se bisedat me deputetët vazhdojnë në mënyrë të përditshme, kur tha se dje në Kuvend u takua me deputetin e VMRO-së, Lupço Prenxhov. Madje tha se atij i uroi edhe ditëlindjen.

E ky i fundit menjëherë reagoi ndaj deklaratës së kryeministrit.

Lupço Prenxhov, deputet i VMRO-DPMNE-së

“E falenderoj Kovaçevskin që më uroi ditëlindjen, e shoh që kjo për të është një përjetim. Në kontekst të pjesës tjetër të deklaratës së tij, edhe njëherë dua të potencoj se ndryshime kushtetuese nën diktate bullgare nuk do të ketë dhe nuk do ta bindin asnjë nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, qoftë edhe nëse u’a urojnë ditëlindjen nga 3 herë”.

Se janë në biseda të përditshme me deputetët e tha një ditë më parë edhe zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, por sipas tij ka kohë të mjaftueshme që vendit t’i kryej obligimet e saja.

Emine Ismaili /SHENJA/ 

MARKETING



You may also like