(VIDEO) Kovaçevski: T’i votojmë ndryshimet, të mos ngecim me Kosovën dhe Bosnjën

by admin
Spread the love

Përfaqësues të Maqedonisë këtu para 20 viteve ishin Branko Cërvenkovski dhe tashmë e ndjera Ilinka Mitreva dhe ky është vendi më i mirë nga ku mund të dërgohet mesazhi se mosmarrja e vendimeve, mospasja e guximit dhe mospasja e vendosmërisë nuk e lëvizin vendin as edhe një milimetër, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimeve në Athinë dhe pjesëmarrjes në darkën joformale kushtuar 20-vjetorit të agjendës së Selanikut, të organizuar nga kolegu i tij grek Kyriakos Mitsotakis. Kovaçevski për MIA-n ka folur për perspektivën evropiane të vendit, për procesin e ndryshimeve kushtetuese, por edhe për bashkëpunimin rajonal.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“E shihni që në vendin tonë ka ende politikanë, siç ka pasur në të kaluarën, për faktin se thonë se një vendim i tillë nuk duhej marrë dhe se duhej pritur, madje kreu i opozitës do të deklarojë se ai është gati të presë edhe 10 apo 20 vite të tjera. Konfirmimi më i mirë se si duket qëndrimi ulur në një dhomë pritjeje është pikërisht ky takim këtu, sepse takimi i Selanikut u zhvillua saktësisht 20 vjet më parë. Në takimin e Selanikut 20 vjet më parë, Kroacia ishte pjesë e Ballkanit Perëndimor, ishte Samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor. Ne së bashku me Kroacinë filluam anëtarësimin në BE në vitin 2006”.

Kovaçevski shtoi se Kroacia tani është një anëtare e BE-së, një anëtare e Shengenit dhe një vend ku monedha është euro dhe ne kemi ende politikanë që thonë se duhet të presim.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Meqenëse Kroacia tashmë është bërë anëtare e BE-së, nëse nuk marrim vendime dhe nëse kemi politikanë që thonë të presim, atëherë do të ndodhë që Mali i Zi dhe Shqipëria të na dalin përpara dhe në fund ne do të mbetemi vetëm në shoqërinë e Bosnjë-Hercegovinës dhe e Kosovës. Unë them që Maqedonia e Veriut nuk duhet të qëndrojë në shoqërinë e Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës. Këto janë vende që ende kanë probleme në përcaktimin e shteteve dhe fëmijët tanë nuk e meritojnë që vendi i tyre të jetë në atë shoqëri në aspektin e integrimit evropian, prandaj ne kemi nevojë për vendime tani për hir të së ardhmes si të brezave të tanishëm ashtu edhe të atyre të ardhshëm”.

Kovaçevski mbrëmë ka zhvilluar takim me kryetaren e komisionit evropian, Ursula Von Der Leyen, ku tregoi se kanë biseduar për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, si dhe për çështje rajonale. Për ndryshimet kushtetuese që tashmë janë në procedurë parlamentare, Kovaçevski tha se të dy janë shprehur të kënaqur që procesi ka filluar.

Për sa i përket “Planit B” se nëse opozita nuk devijon nga qëndrimi aktual, kryeministri thotë se e njëjta opozitë ishte kundër vendimeve për anëtarësimin në NATO, dhe tani po shohim se sa të rëndësishme kanë qenë ato vendime.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

You may also like