(VIDEO) Kovaçevski thekson se takimi me Mickoskin mund të mbahet edhe në ndonjë kafene në rrugën “Maqedonia”

by admin
Spread the love

Emrat e ministrave dhe zëvendësministrave që do të marrin postet gjatë Qeverisë teknike, VMRO do t’i shpalos pas 19 janarit. Lideri i partisë Hristijan Mickoski lidhur me bisedimet e paralajmëruara me kryeministrin Dimitar Kovaçevskin, ai tha se nuk janë takuar dhe shtoi se nuk ka nevojë të takohen fshehurazi, siç tha ai.

Hristijan Mickoski, lideri i VMRO-DPMNE-së

“Pas festave, do të kemi pamje të plotë të formacionit aktual. Ne nuk jemi të nxituar në atë drejtim. VMRO-DPMNE ka një numër të madh të kuadrove që mund t’i përgjigjen pozitave të kërkuara. Sa i përket performancës së qeverisë teknike, mendoj se ato si qeveri deri tani janë treguar të dobëta të mbushura me konflikte dhe frenime të shumta”.

Në anën tjetër, kryeministri Kovaçevski u shpreh se nuk do të ketë asnjë takim të fshehtë me kreun e VMRO-së. Sipas tij, takimi do të jetë transparent.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Nuk kemi biseduar këto ditë duke pasur parasysh që kishim festa fundviti. Do të shohim. Unë nuk shoh nevojë të kemi takime të fshehta. Kur të kemi takime do të jetë takim që do të mbahet në ambient publik. Ose te Klubi i deputetëve ose në Kuvend, ose në rrugën Maqedonia në ndonjë kafene, është e njëjtë”.

Përndryshe, Qeveria teknike do duhet të nisë me punë më 28 janar. Ajo që dihet deri tani është se kryeministër teknik do të jetë Talat Xhaferi. Partitë ende nuk kanë publikuar as emrat e kandiadatëve për kryetar të shtetit. Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale do të mbahenmë 24 prill dhe 8 maj 2024.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like