(VIDEO) Kovaçevski për rastin e Mijallkovit: Shembull tipik i dështimit të drejtësisë

by admin
Spread the love




Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot përsëriti zhgënjimin e tij për anulimin e aktgjykimit të shkallës së parë për përgjimin masiv në rastin “Target-Tvrdina” dhe tha se kjo konfirmon besimin e ulët të qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Ai tha gjithashtu se organet e drejtësisë do të duhet t’u përgjigjen shumë pyetjeve gjatë shqyrtimit dypalësh me BE-në në kuadër të procesit të negociatave.

Duke komentuar deklaratat e djeshme të mbrojtësve të ish-drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, se do të reagojë tek Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut  në Strasburg për presionet e pushtetit ekzekutiv ndaj gjyqësorit, ai theksoi se si kryeministri dhe qeveria nuk ndërhyjnë në pushtetin gjyqësor, sepse nuk është vend për luftë politike.

 DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR
“I takon sistemit të drejtësisë, i cili është një autoritet i pavarur, t’u shpjegojë qytetarëve vendimet që merren me procedurë transparente dhe të punojë në funksionimin e tij për të rritur besimin e qytetarëve dhe për të siguruar kushte për të gjithë qytetarët”

Ai deklaroi se janë në komunikim të vazhdueshëm me partnerët, BE dhe SHBA. Kovaçevski deklaroi se Kapitulli 23 – Sundimi i ligjit ishte pjesë e shqyrtimit dypalësh dhe sigurisht që ai shqyrtim në të cilin do të përfshihen autoritetet gjyqësore do të ngrejë shumë pyetje për të cilat do të kërkohen përgjigje dhe do të duhet të jepen nga autoritetet gjyqësore si një organ i pavarur në shtet.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/


You may also like