(VIDEO) Kovaçevski: Paga mesatare do të jetë 1 100 euro, minimalja 600 euro

by admin
Spread the love

Pagë mesatare 1100 euro dhe pagë minimale prej 600 euro, paga të dinjitetshme për të rinjtë, rritje e pensioneve, e subvencione, granteve, mbështetje finnaciare për kompanitë, modernizim i infrastrukturës, papunësia do të ulet në 7%, luftë kundër krimit dhe korrupsionit, realizim të vetingut, reformë në gjyqsor, ujë të pastër për të gjithë, ruajtje të gjuhës dhe kulturës maqedonase. Këto premtime dalin nga programi parlamentar zgjedhor i LSDM-së, të cilën e prezantoi kryetari Dimitar Kovaçevski, në ditën e parë të fushatës zgjedhore parlamentare.   Ai u shpreh se mandati i tyre 7 vjeçar ka pasur shumë ndryshime, sfida dhe vështirësi dhe shtoi se është i vetëdijshëm që kanë bërë edhe gabime.

Dimitar Kovaçevski, kryetar i LSDM-së     

“Jam i bindur se 20 ditë nga tani sëbashku do të vulosim fitoren më të madhe dhe suksesin e Maqedonisë Evropiane. LSDM dhe koalicioni ‘Për të ardhme evropiane’ do të fitoj mbështetjen e qytetarëve dhe do ta formojmë Qeverinë e re, e cila më së voni në vitin 2030 do ta çoj vendin në BE, por edhe do ta sjellë Evropën këtu”.

Kandidati për president i kësaj partie Stevo Pendarovski nga Gostivari foli për qëndrimet e VMRO-së, lidhur me marrëveshjet ndërkombëtare.

Stevo Pendarovski, kandidat për president i LSDM-së

Çfarë ofron VMRO-DPMNE për marrëveshjet që na kthyen në botën e civilizuar normale? Ofrojnë anulimin e tyre. Kur t’i pyesni çfarë pas saj, thonë përsëri do nisim me negociata. A kanë garanca se dikush prej fuqive të mëdha do të na mbështes sërisht të negociojmë dhe të arrijmë në këtë rezultat që është i mirë për popullin e këtij vendi? Nuk kanë”.

LSDM shprehen të bindur se do të korrin fitore të dyfisht më 24 prill dhe më 8 maj.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like