(VIDEO) Kovaçevski: Nuk ka bisedime konkrete për përfshirjen e Aleancës në Qeveri

by admin
Spread the love

Për momentin nuk ka bisedime konkrete për përfshirjen e partisë Aleanca për Shqiptarët në Qeveri. Kështu deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski, në lidhje me deklaratën e  kryetarit të partis Lidhja Demokratike, Pavle Trajanov, i cili dy ditë më parë tha se është një parti me tetë deputet, e cila pret t’i bashkohet shumicës qeveritare. Kovaçevski i mohoi këto zëra të koalicionerit të tij, duke thënë se ndjehet mirë që partia opozitare shqiptare ka pikëpamje të mira për të ardhmen everopiane të vendit.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Ajo ështe një parti poltitke që në programin e saj dhe në dalejt e saj publike ka një numër të mirë qëndrimesh të cilat janë progresive në pjesën e vazhdimit të rrugës evropiane të shtetit, në pjesën e luftës kundër korrupsionit, të qeverisjes së drejtë, dhe mendoj se kjo është një gjë e mirë. Megjithatë, për momentin nuk është duke u diskutuar për ndonjë bashkëpunim konkret për përfshirjen në qeveri, por më gëzon fakti se pikëpamjet për të ardhmen e shtetit kanë mbështetje nga partia Alenaca për Shqiptarët”

Në takimin e mbajtur të hënën mes liderëve partiak në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Trajanov në deklaratën e tij pas përfundimit të takimit, tha se mbijetesa e qeverisë nuk varet nga ai, pasi është një tjetër parti me tetë deputet, duke nënkuptuar atë të Aleancës për Shqiptarët, që pret të hyjë në Qeveri.

Këto pretendime të Pavle Trajanovit, kryetari i partisë opozitare Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari, as nuk i mohoi dhe as nuk i pohoi, duke i quajtur të parëndësishme komentimet e tilla, pasi tha se kjo çështje nuk ishte temë diskutimi në takimin e krerëve partiak.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like