(VIDEO) Kovaçevski: Ndryshimet e kodit penal për ta përmirësuar efikasitetin e sistemit gjyqësor

by admin
Spread the love

Referuar ndryshimeve eksprese të Kodit Penal dhe reagimeve të ashpra kundër të njejtave, kryeministri Dimitar Kovaçevski arsyeton ato duke thënë se janë bërë për ta rritur efektivitetin dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor. Më tej shton se ato janë në pajtim me rregullativën evropiane dhe se përfaqësuesit qeveritarë ata janë në kontakt të përditshëm me BE-në.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Prandaj mendoj se këto janë ndryshime pozitive të ligjit, të cilat do të ndihmojnë në efektivitetin dhe efikasitetin e sistemit gjyqsor. Vetëm për shembull, ish drejtoresha e cila ishte pjesë e aktakuzës në një kompani, kur ka filluar procesi gjyqsor i ka pasur 55 vite dhe atëherë i është marrë pasaporta, tani ajo i ka 65 vite, është e pensionuar, por procesi gjyqsor ende nuk ka përfunduar dhe ajo është ende pa pasaportë. Si duket, ajo jetën do ta përfundoj pa pasaportë dhe pa proces gjyqsor të kryer”.

Për zëvendëskryeministren për politikë dhe qeverisje të mire Slavica Grkovska vërejtjet dhe komentet e SHBA-ve dhe BE-së në lidhje me ndryshimet e Kodit Penal, janë të një rëndësie të veçantë.

Slavica Grkovska, zëvendëskryeministre për politikë dhe qeverisje të mire  

 “Unë kam thënë se neni për zgjerimin e konfiskimit është për kabinetin tim, kurse për pjesën tjetër të Kodit Penal kam shprehur rezerva. SHBA është partneri ynë strategjik dhe për mua do të jetë e një rëndësia të veçantë vërejtja dhe komentet e tyre për këto ndryshime. Njësoj vlen edhe për vërejtjet e BE-së”.

Nga VMRO – DPMNE pyetën Kovaçevskin se me cilën BE po konsultohen, sepse KE i dënoi ndryshimet në Kodin Penal.

 VMRO-DPMNE

“Me cilën BE po konsultohet Kovaçevski? Derisa ai jep deklaratë, ato i kanë denuar ndryshimet në Kodin Penal. KE sot doli me qëndrim se shpresin keqardhje për mungesën e konsultimeve gjithëpërfshirëse me pjestarët e vendit dhe BE-në, para votimit të ndryshimeve, por edhe për keqpërdorimin e  flamurit evropian”.

KE ka shprehur shqetësim se disa nga ndryshimet në Kodin Penal të miratuara në mënyrë të përshpejtuar, të cilat reduktojnë dënimet maksimale ligjore dhe kanë implikime në zbatimin e vjetërimit, prekin një numër të madh rastesh të korrupsionit të nivelit të lartë. Edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në RMV, David Geer, dje njoftoi se amendamentet po studiohen nga kolegët e tij në Bruksel”dhe se është i sigurt se së shpejti do të ketë qëndrim për atë çështje.  Poashtu, ndryshimet në Kodin Penal, po i shqyrton edhe ekipi juridik i Ambasadës Amerikane në Shkup.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING




You may also like