(VIDEO) Kovaçevski: Mickoski nuk mund të arrijë takim liderësh me kërcënime

by admin
Spread the love

Kryeministri Dimitar Kovaçevski do të pranonte takim liderësh, por jo në mënyrën që e kërkon VMRO-DPMNE.  Ai thotë se vetëm nëse do të diskutohet për çështje strategjike dhe për jetë më të mirë për qytetarët, do të ulej për të diskutuar me Hristijan Mickoskin. Por, në mënyrën se si numëron ditët kryetari i opozitës, shton Kovaçevski, takim të tillë liderësh nuk do të ketë.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Është papërgjegjësi që të bojkotohet Kuvendi, në kohën e luftës dhe krizës, në kohën kur çmimet e  energjencave  vazhdimisht rriten, kur nuk mund të sigurohet transport i grurit nga Ukraina. Në kushte të këtilla, të kërkosh zgjedhje të parakohshme është papërgjegjësi dhe është për qëllime politike. Takim liderësh për çështje strategjike dhe jetë më të mirë për qytetarët, përballje me krizën energjetike mund të ketë. Takim liderësh me kërcënime dhe shantazhe, ku kryetari i opozitës numëron ditët si në film aksion-nuk do të ketë. Duhet të ekzistoj komunikim me të gjitha partitë”.

Përndryshe, edhe sot VMRO-DPMNE-ja opozitare, bëri thirrje për caktim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ndërsa deri në mbajtjen e tyre, ata ofrojnë ekspertë që sipas tyre do të ndihmojnë daljen nga kriza.

Nga VMRO-ja thonë se edhe vetë Kovaçevski është i vetëdijshëm që nuk mund ta heq shtetin nga kriza, porosisin që ai mos ta dëgjoj Zaevin dhe të merren vesh për datën e zgjedhjeve.

VMRO-DPMNE

“Nga data e caktimit të zgjedhjeve deri tek mbajtja e tyre, VMRO – DPMNE ofron 4 grupe ekspertësh, të cilët do t’i ndihmojnë shtetit se si të përballen me pasojat e krizës. Vetëm me Qeverinë e re të VMRO-DPMNE-së, e udhëhequr nga persona ekspertë, njerëz nga populli, shteti do të dal nga kriza në të cilën e kanë shtyrë LSDM dhe BDI”.

Opozita maqedonase i ka dhënë afat pushtetit që të caktojne datë për zgjedhje deri më 10 maj, në të kundërtën do ta bllokojnë Kuvendin.

Emine Ismaili /SHENJA/ 

 

 

You may also like