(VIDEO) Kovaçevski komenton refuzimin e ligjit të amnistisë: Deputetët vendosin vet!

by admin
Spread the love

Vendimi për t’u votuar kundër miratimit të propozim-ligjit për Amnisti, nuk duhet të ndikojë në raportet me parterët e koalicionit. Kështu tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, pasi në Kuvend nuk kaloi Ligji.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Edhe kur u propozua Ligji për Amnisti, e dini që ka pasur qëndrime të ndryshme lidhur me efektet e këtij ligji, qëllimi i ligjit ishte që lehtësimi i kapaciteteve të burgjeve, për shkak të mbingarkimit të tyre”.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së

“Prej kur ky ligj e kaloi procedurën e Qeverisë, u gjend në seancë qeveritare. Kjo do të thotë se Spasovski, Kovaçevski, Mariçiq, Petrovska, Gërkovska dhe personat e tjerë në LDM, e kanë votuar në seancë të Qeverisë, kurse depuetët thonë se nuk e votojnë. Ndoshta kjo çështje duhet të ketë ndonjë mosmarrëveshje mes deputetëve dhe udhëheqësisë së LSDM-së”.

Edhe ministri i Drejtrësisë, Krenar Lloga përmendi se kur propozim ligji për Amnisti ka kaluar në seancë të Qeverisë, nuk ka pasur asnjë vërejtje dhe si i tillë u dorëzua në Kuvend.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like