(VIDEO) Kovaçevski dhe Spasovski: Mickoski t’i dorëzojë provat në prokurori, fshehja e tyre është vetër penale

by admin
Spread the love

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, kanë komentuar deklaratën e kreut të opozitës maqedonase, Hrisitjan Micksoki, i cili mbrëmë në “Intervistë në SHENJA” tha se kanë informacione rreth vrasjes së 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe se së shpejti opinioni do ta dijë të vërtetën. Kovaçevski dhe Spasovski thonë se fshehja e dëshmive është vepër penale, prandaj të njëjtat duhet të dorzohen në organet kompetente.

Dimitar Kovaçevski

“Sa i përket komentit të liderit të opozitës, ai në shumë raste ka vepruar si hulumtues dhe si prokuror. Megjithatë, fshehja e dëshmive, për të cilat thotë se i posedon është gjithashtu vepër penale. Përderisa ka dëshmi duhet të gjitha t’i dorzojë në Ministrinë e Punëve të Brnedshme apo në Prokurori”. 

Oliver Spasovski

“Dhe Mickoski dhe të gjithë të tjerët që kanë pasur  ose kanë dëshmi, menjëher duhet t’i dorzojnë tek organet hulumtuese dhe përderisa nuk dorzohen ato dëshmi, ajo është vepër penale”.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hrsitijan Micksoksi në Shqip, pretendoi se në vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska ka shumë mungesa në hetim dhe opinioni shumë shpejtë do t’i kuptojë detajet dhe të gjitha informacionet që lidhen me vrasjen e Vanjës.

Hrisitjan Micksoksi

“Shumë shpejt nga sot opinioni do t’i dinë gjitha detajet. Ka detaje dhe shumë mungesa në hetim. Shihni kur publikon vajza e personit që është zhdukur me makinën e tij, shihni kur është data kur Vanja zhduket dhe shihni se kur fillon hetimi. Ne ishim si parti jashtë kësaj me qëllim që të mos krijohet përshtypje se si ata e krijuan me fëmijët në Smillkovë dhe Tamarës, qëllimisht kemi ndenjur anash”.

Sa i përket spekulimeve që Vanja është kidnapuar dhe është dërguar në Kosovë, Micksoski tha se këto janë spekulimet të shpërndara nga ana e Qeverisë, pasi sipas tij, pushtetit i shkon për shtati të ketë tensione ndër etnike.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like