(VIDEO) Kovaçevski: Deputetët të jenë në krye të detyrës

by admin
Spread the love

Kryeministri Dimitar Kovaçevski pret diskutim të frytshëm dhe thelbësor dhe që deputetët të jenë në nivelin e detyrës, si dhe do të mendojnë ashtu siç ju takon përfaqësuesëve të të përzgjedhurve të popullit dhe jo të partive politike. Në një intervistë për MIA-n, Kovaçevski theksoi se në Kuvend fillimisht do të hapet diskutim për propozimin francez dhe më pas do të sillen konkluzione, me të cilat Qeveria obligohet të veproj në pajtim me principet e caktuara, me qëllim mbrojtjen e pozicioneve që janë me rëndësi për shtetin.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Në këtë drejtim, LSDM po bënë përpjekje që të vije deri në propozim konkluzione që do të jenë të pranueshme për të gjitha partitë dhe që do të hapin rrugën për pranim të propozimit dhe do të mundësojnë fillim të bisedimeve”.

Sa i përket protokollit, Kovaçevski nuk tregoi nëse ka pasur qasje te dokumenti, as nëse ka protokoll të harmonizuar, vetëm u shpreh se kjo bëhet në bazë të reciprocitetit.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Ne insistojmë në këtë. Kjo don të thotë se obligimet dhe detyrimet të cilat do ti vendosim ne dhe Bullgaria si dy shtete, bilaterale, ato do të vlejnë për të dyja palët. Askush nuk ka mandat të pranoj kërkesa të njëanshme aq më pak mund të veproj sipas tyre. Reciprociteti si princip është bazë për të gjitha punët”.

Ai thotë se protokolli në fakt është procesverbal nga takimi mes ministrive për punë të jashtme, dokument bilateral i cili nuk e harmonizon korrnizën negociuese.

Opozita sipas tij nuk është e interesuar për diskutim thelbësor për propozimin francez, me të cilin na ofrohet fillim i bisedimeve.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like