(VIDEO) Konfiskohet heroinë me vlerë 200.000 euro, arrestohet një person

by admin
Spread the love




Mbrëmë zyrtarë të Policisë Kriminale – Sektori për tregti të palejueshme me drogë, armë dhe materie të rrezikshme në Shkup, kanë privuar nga liria 37 vjecarin (A.O) nga Gostivari.

Tek ai janë gjetur rreth 5 kilogram heroinë me vlerë rreth 200.000 euro, të cilat i ka mbajtur në çantë. Gjatë kontrollit të cantës është gjetur heroina, e paketuar në 9 paketime.

A.O është privuar nga liria dhe në Prokurorinë kompetente Publike Shkup do të ngritet kallëzim adekuat penal për veprën e kryer penale sipas Nenit 125.


You may also like