(VIDEO) Komisioni rekomandon mësim me prezencë fizike, universitetet vazhdojnë online

by admin
Spread the love




Edhe për kundër rekomandimit të Komisionit të  Sëmundjeve Infektive,  që mësimi të bëhet me prezencë fizike, Universiteti Nënë Tereza do të vazhdojë me mësim të kombinuar. Kështu deklaroi dekani i shkencave sociale të këtij universiteti, Sunaj Raimi. Ai thekson se shëndeti është mbi të gjitha dhe në ato drejtime ku ka deri në 25 studentë, mësimi mund të jetë me prezencë fizike, ndërsa në ato drejtime ku ka më shumë stundetë mësimi do të vazhdojë online.

SUNAJ RAIMI, DEKAN I SHKENCAVE SOCIALE NË UNIVERSITETIN NËNË TEREZA

“Ne do të vazhdojmë ashtu siç kemi vazhduar edhe në semestrin e kaluar dimrorë në formën e kombinuar siç e përmenda aty ku janë grupe të vogla do të mbajmë fizikisht, me prezencë fizike, ndërkaq grupat e mëdha do të vazhdojnë t’i mbajnë ligjeratat me formën online, ndërkaq ushtrimet edhe në semestrin e kaluar edhe në ketë semestër po ashtu do të vazhdojnë të mbahet në formen e prezencës fizike”.

Profesor Raimi deklaron se edhe mësimi online po zhvillohet në mënyrë cilsore dhe po e jep efeketin e tij.

SUNAJ RAIMI, DEKAN I SHKENCAVE SOCIALE NË UNIVERSITETIN NËNË TEREZA

“Atyreve matjeve dhe sondazheve të cilët i kemi bërë edhe evaulimeve të cilët i kemi bërë brenda universitetit, ku studnentët janë deklaruar në këto sondazhe,  na kanë tregu se gjatë këtyreve viteve, tashmë po bëhet gati dy vite me pandemin  dhe me kushte të pandemisë dhe protokollet, këtë periudhë që e kemi mbajtur p.sh mësimin online është tregu se një pjesë e konsiderueshme e stundetëve janë deklaru se nuk ju pengon kjo mënyrë”.

Dekani Sunaj Raimi më tej shpresonë se pandemia sa më shpejt  do të marrë fund dhe stundentët do të mundë t’i ndjekin mësimet në mënyrën më të mirë dhe me kushte sa më të përshatshme.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 


You may also like