(VIDEO) Komisioni për Sëmundje Ngjitëse nuk rekomandon masa të reja

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nuk ka rekomandime për masa të reja  për mbrojte nga koronavirusi, edhe pse ka rritje të numrit të të infektuarve me kovid-19. Kështu deklaroi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili tha se në mbeldhjen e sotshme të Komisionit për Sëmundje Infektive është vendosur që masat e njëjta të mbeten në fuqi. Filipçe, apeloi deri tek qytetarët, të mos grumbullohen për festa familjare, pasi siç tha paraqet rrezik për infektime.

Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë

“Këto masa që i kemi janë të mjaftueshme, vetëm se duhet të respektohen në objektet hotelierike, në të gjitha vendet ku ka grumbullime. Këto masa janë të njejta, sikurse në të gjitha vendet e zhvilluara. E përsërisë apelin për vaksinim. Në lidhje me spitalet, do të them se ka një karakteristikë e cila është më ndryshe se herave tjera, është ajo që është ulur numri i pacientëve që janë të hospitalizuar, dhe është ulur përqindja e të diagnostifikuarve të ri. Domethënë masat mbeten, por duke pasur parasyshë se po vjen koha e festave familjare, apeloj deri tek qytetarët të mos organizojnë, ose të mblidhen një numër i vogël, vetëm më të afërtit e familjeve”

Ministri gjithashtu shtoi se për momentin kovid-qendrat janë të mbushura kryesisht me pacientë të pavaksinuar, përshkak se të vaksinuarit të cilët janë të infektuar me kovid-19 kanë pasqyrë klinike më të lehtë.

Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë

“Virusi është i paparashikueshëm, dhe ka një lloj të ri, që do të thotë se do të ketë karaktersitika të reja. Andaj, çfarë po ndodhë në rajon dhe cilat efekte janë nga ky lloj, do të diskutojmë javën e ardhshme. Apolutisht nëse ka ndonjë masë që do të na ndihmonte, ne atë do ta bëjmë”

Kreu i shëndetësisë tha se numri i të infektuarve gjatë kësaj periudhe është nga 70 deri në 400 raste në ditë, me çka u bëri thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë muajve të dimrit.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like