(VIDEO) Komisioni për mbikëqyrjen e funksionimit të AKMIS-it në gjykata konstatoi lëshime të Këshillit Gjyqësor

by admin
Spread the love

Komisioni për Mbikëqyrjen e Funksionimit të AKMIS-it në gjykata ka kryer mbikëqyrje në katër gjykata themelore në vend, Berovë, Krushevë, Kratovë dhe Kumanovë ku dhe ka konstatuar lëshime të shumta. Në këto katër gjykata  komisioni ka vërejtur:

-Mosrespektim të plotë të dispozitave ligjore për largim dhe përfshirje, si dhe përjashtim të gjyqtarëve nga AKMIS

-Numër të pamjaftueshëm të gjyqtarëve në gjykatat më të vogla me juridiksion themelor

-Numër të pamjaftueshëm të profesionistëve nga lëmia e TI në gjykata

-Arkivim i lëndëve në mënyrë të ndërprerë dhe mungesa e hapësirës adekuate arkivore, ato mbahen në bodrume

-Mosshpallja e konkurseve për punësim dhe promovime pavarësisht pëlqimit të marrë nga kryetarë të mëparshëm

-Incizimi i zërit kryesisht nuk funksionon

Nga Ministria e Drejtësisë informojnë se edhe në periudhën në vijim ata do të jenë transparent  dhe do t’i publikojë në faqen e saj të internetit të gjitha proçesverbalet nga mbikëqyrjet e kryera në gjykata.

/SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like