(VIDEO) Koleva: Po hapim mundësi për rritjen e pagave në sektorin privat deri në 9 000 denarë

by admin
Spread the love

Përmes  pakos së 9 të masave kundër krizës në vlerë prej 622 milionë euro po ofrojmë mbështetje për rritjen e pagave të punëtorëve në kompanitë private, tha deputetja e LSDM-së, Daniella Koleva. Duke folur për  këtë masë, ajo tha se do të nënkuptonte heqjen e kontributeve në paga për punëdhënësit.

DANIELLA KOLEVA, DEPUTETE E LSDM-SË

“Po hapim mundësi për rritjen e pagave të punëtorëve në sektorin privat nga 3000 në 9000 denarë. Punëdhënësi do të paguajë vetëm tatimin personal dhe ka përjashtim të plotë nga kontributet për pension dhe sigurim shëndetësor për pjesën e rritjes së pagës. Kjo masë mund të shfrytëzohet nga punonjësit që kanë marrë pagë deri në 1.5 paga mesatare në tre muajt e fundit. Që do të thotë se ne po stimulojmë një rritje të pagave në sektorin privat dhe në mënyrë të konsiderueshme. Periudha për të cilën do të jetë e vlefshme kjo masë është deri në 12 muaj dhe fillon të vlejë nga fillimi i vitit të ardhshëm 2024”.

Koleva tha se në këtë mënyrë vlerësohet më shumë mundi i punëtorëve.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like