(Video) “Klloun i Putinit”! Mateo Salvini poshtërohet teksa fliste në kufirin mes Polonisë dhe Ukrainës

by admin
Spread the love

Politikani italian i të djathtës ekstreme, Mateo Salvini, i cili ishte fotografuar më herët në Moskë teksa mbante veshur një bluzë në të cilën ishte vendosur fotografia e Vladimir Putinit, është gjendur përballë momenti aspak të këndshëm për të ndërsa po vizitonte kufirin mes Polonisë dhe Ukrainës.

Teksa Salvini po fliste për mediat, kryetari i Komunës së Przemsyl, Wojciech Bakun, ka ndërhyrë duke i ndërprerë fjalën dhe duke shfaqur bluzën e me fotografinë e Putinit të ngjashme me atë që Salvini kishte veshur gjatë vizitës në Rusi.

Wojciech Bakun e ka quajtur Salvinin si mik të Vladimir Putinit, ndërsa janë dëgjuar edhe njerëz të tjerë që e kanë quajtur ish-zv.kryeministrin italian si “klloun”.

Salvini e ka lavdëruar Putinin në të kaluarën si “një nga shtetarët më të mirë.” Ai ka mohuar se ka marrë para nga Kremlini.

Rruga Press

You may also like