(VIDEO) Këshilltari i energjetikës qetëson qytetarët: Do të ketë energji elektrike

by admin
Spread the love




Bashkëpunëtori për energjetikë, Viktor Andonov, në konferencën e sotme për media  ka deklaruar se në kuadër të përpjekjeve të Qeverisë për ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e kursimit të energjisë elektrike, institucionet dhe kompanitë janë shumë të rëndësishme në këtë proces dhe secili duhet të bëjë një ndryshim të vogël në shtëpi dhe në vendin e punës, që do të thotë shumë për sistemin energjetik. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të qetë, sepse mjetet financiare janë të siguruara, likuiditeti i  EMV-së është i siguruar dhe do të ketë energji elektrike për të gjithë gjatë këtij dimri.

VIKTOR ANDONOV BASHKËPUNËTORI PËR ENERGJETIKË

“Situata në të gjithë Evropën është komplekse dhe çdo vend kërkon zgjidhjet më optimale. Qëndrimet tona janë të qarta, po punohet për rritjen e prodhimit vendas dhe vënien në funksion të të gjitha kapaciteteve energjetike në vend. Qeveria monitoron vazhdimisht situatën në baza ditore dhe do të marrë masat e duhura për të zbutur pasojat. Prioriteti kryesor është sigurimi i kushteve sa më të favorshme dhe mbrojtja e qytetarëve”.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë të gjitha përpjekjet për të kursyer energjinë elektrike, duke qenë se po vijnë ditë më të ftohta.

I pyetur nëse dhe si do të sanksionohen kompanitë që kaluan në tregun e rregulluar, Andonov theksoi se trendi i keqpërdorimeve të tilla gjatë vitit të kaluar për herë të parë është notuar nga institucionet shtetërore, gjegjësisht nga Komisioni Rregullator i Energjisë dhe me këtë trend do të përballen institucionet përmes masave të duhura që do të parandalonin keqpërdorimin e mundshëm të energjisë elektrike, për të cilat publiku do të informohet në mënyrë sa më transparente.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 


You may also like