(VIDEO) Këshilli i Prokurorëve e rrëzoi ankesën e prokurores Villma Ruskovska

by admin
Spread the love




Këshilli i Prokurorëve hodhi poshtë ankesën e prokurores Villma Ruskovska duke e cilësuar si të pabazë. Në këtë rast, mbetet suspendimi ndaj saj, i caktuar nga prokurori republikan Lubomir Joveski. Arsyetimi i këtij vendimi ishte që Ruskovska të mos ndikoj në procedurën penale të cilën e ka inicuar ish-drejtori i Policisë Financiare.

Vendimi u mor pas dyerve të mbyllura. Votuan 8 nga 11 anëtarët e Këshillit, sepse dy prokurorëve ju ka skaduar mandati, dhe Joveski nuk mori pjesë që të mos ketë konflikt interesi.

Kryetari Antonio Jolevski, u shpreh se kanë sjellë vendim të vështirë  për shkak se në njërën anë e kanë pasur prokurorin republikan dhe në anën tjetër shefen e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Antonio Koleski, kryetar i Këshillit të Prokurorëve

“Vlerësuam se megjithatë gjatë kohës sa rrjedh procedura penale me qëllim që të vërtetohet situata faktike lidhur me veprimin gjatë kontrollit dhe për paraqitjen anonime e cila ka të bëjë me Policinë Financiare, prokurorja publike Villma Ruskovska, duhet të distancohet nga puna, që me praninë e saj të mos ndikoj në procedurën e asaj lënde dhe në anën tjetër të vërtetohet situata faktike në lëndën penale”.

Sipas Koleskit mosbashkëpunimi mes Ruskovskës dhe Joveskit është shkak i kësaj situate të palakmueshme. Më 16 gusht prokurori republikan Joveski solli vendim për distancim nga funksioni shefen e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit  deri sa të zgjas procedura penale e paraqitur nga Arafat Muarremi, pas kontrollit që u bë në Policinë Financiare, më 18 korrik.

Emine Ismaili /SHENJA/


You may also like