VIDEO/ Katër gola në pjesën e parë, Siti argëtohet ndaj Kopenhagenit dhe “fluturon” në çerekfinalet e Champions-it

by admin
Spread the love

 

Mançester Siti ka bërë detyrën në duelin e kthimit ndaj Kopenghagen, duke triumfuar me rezultatin 3-1, teksa ka prerë kështu biletën për në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Edhe në transfertën daneze, “qytetarët” triumfuan me të njëjtin rezultat, duke mos e vendosur në asnjë moment në dyshim kualifikimin. 

Për sa i përket ndeshjes së sotme, vlen të theksohet fakti se të katërta golat e sfidës u shënuan në pjesën e parë.  

Akanzhi, Alvarez dhe Haland shënuan për skuadrën e Guardiolës, ndërkohë që golin e nderit për Kopenhagen e shënoi Eljonuzi në minutën e 29-të. Në fragmentin e dytë të ndeshjes, pavarësisht përpjekjeve, asnjë prej skuadrave nuk arriti të tunde rrjetën.  

FT: MANÇESTER SITI – KOPENHAGEN 3-1

Akanzhi 5′, Alavarez 9′, Haland 45+3′ / Eljonuzi 29′

GOLI I HALAND: VIDEO 

GOLI I ELJONUZIT: VIDEO 

GOLI I ALVAREZ: VIDEO 

GOLI I AKANZHIT: VIDEO 

FORMACIONET ZYRTARE:

465456

PANORAMASPORT.AL

You may also like