(VIDEO) Kasami: Nuk do t’i votojmë ndryshimet kushtetuese nëse nuk zgjidhet çështja e 20%

by admin
Spread the love

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami thotë se nuk do ti votojnë ndryshimet kushtetuese, derisa nuk zgjidhet çështja e formulimit të gjuhës shqipe në kushtetutë. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai tha se, nuk kanë dyshime rreth ndryshimeve kushtetuese sepse ata përshpejtojnë rrugën e vendit drejt BE-së, megjithatë sipas tij, derisa Qeveria nuk shpreh interesim për të dëgjuar zërin e tyre, nuk do të votojnë për ndryshimet kushtetuese.

BILALL KASAMI

“Ne si lëvizje kemi lëshuar kërkesë formale por edhe qëndrimi i përbashkët i opozitës shqiptare është se në pjesën e ndryshimeve kushtetuese, duhet të hyjë edhe ndryshimi i formulimit të gjuhës shqipe nga “gjuha që e flasin 20 përqind e qytetarëve” në formulimin “gjuha shqipe”. Qeveria nuk e ndjen as përgjegjësinë më të vogël që ta vendosë në procedurë pa pasur obligim që të na sigurojë votat në Kuvend”.

Kasami thotë  se opozita shqiptare po bashkohet dhe po hap dyert për partitë që do të kundërshtojnë BDI-në, ndërsa thekson se koalicioni parazgjedhor me VMRO-DPMNE-në nuk është i mundur.

BILALL KASAMI

 “Pas zgjedhjeve, ne si opozitë nëse i fitojmë zgjedhjet te shqiptarët, nëse marrim shumicën e votave shqiptare dhe deputetë, do të ulemi të shohim cilat janë kombinimet e mundshme dhe cilat nga ato parti do të pranonin përcaktimet tona programore që të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme”.

Sa i përket zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, Kasami tha se fronti opozitar do të del me kandidatë të vetin.

/SHENJA/

MARKETING



You may also like