(VIDEO) Karnevalet e Vevçanit, një plisbardhë “konkurron” për drejtor të M-NAV-it

by admin
Spread the love

Karnavali tradicional i Vevçanit nuk kaloi as këtë vit pa skandal. Këtë herë përsëri cak janë shqiptarët. Në rrjetet sociale ka qarkulluar një video, ku shifet një person me plis në kokë dhe me mbi shkrimin në shpinën e tij “Drejtori i ri I M-NAV-it”. Kjo video i ka irrituar shumë qytetarët, ku edhe kritikat të shumta nuk kanë munguar.

Ndërkohë, është anuluar pjesa zbavitëse e këtij manifestimi, për shkak të humbjes së jetës  të një të  riut nga Vevçani, i cili ishte djali i një ish-deputeti nga radhët e VMRO-së. Kryetari i  kësaj komune kanë deklaruar se ky fshat këtë ditë e pret një vit të tërë, por jo në këtë mënyrë

SPASE  KOÇOVSKI, KRYETAR I KOMUNËS

“Në tragjedinë që ndodhi mbrëmë në Vevçan, në aksident trafiku humbi jetën një banor I këtij vendbanimi. Rrugët më 13 janar asnjëherë s`kanë qenë në këtë situatë. Vevçani është vend i vogël, gjithë jemi një familje. Ngjarja na ka tronditur. Koncerti I sontëm është anuluar”.

Për këtë ngjarje organizatorët sqarojnë se këtë vit  defileja të mbahet në mënyrën sa më minimale. Përndryshe, kjo nuk është hera e parë që në Vevçani ka pasur kësolloj ofendimeve ndaj shqiptarëve.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like