(VIDEO) Kancelari gjerman vjen në Ballkan, nesër viziton Shkupin dhe Sofjen

by admin
Spread the love




Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, me vizitën në Kosovë e nisi turin e tij në Ballkan. Në fokus të turneut të tij ballkanik, siç njoftoi kabineti i tij, do të jetë perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe kontributi i Gjermanisë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe tejkalimin e bllokadave dypalëshe

Nëpërmjet një cicërime në Tëitter, Scholz bën të ditur se në këto vizita do që të promovoj procesin e pranimit në BE në nivel lokal si dhe të mbështes shkëmbimin rajonal, apo Procesin e Berlinit.

Mes tjerash, ai thotë se temë në këto takime do të jetë edhe përgjigja e përbashkët ndaj agresionit rus në Ukrainë.

OLAF SCHOLZ, KANCELAR I GJERMANISË     

“Sot dhe nesër unë udhëtoj në Kosovë, Serbi, Maqedoni e Veriut, Greqi e Bullgari. Unë dua të promovoj procesin e pranimit në BE në nivel lokal dhe të mbështes shkëmbimin rajonal (Procesi i Berlinit). Do të bëhet fjalë gjithashtu për përgjigjen tonë të përbashkët ndaj luftës ruse të agresionit në Ukrainë”.

Në Shkup, Scholz do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski , ndërsa janë planifikuar edhe bisedime plenare ndërmjet dy delegacioneve. Pas takimit, Kovaçevski dhe Scholz do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.  Nga Shkupi, kancelari gjerman do të niset për në Sofje për takime me kryesinë shtetërore bullgare. Temat e takimeve në Shkup dhe Sofje pritet të jenë bllokada bullgare e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, zgjerimi i BE-së dhe lufta në Ukrainë.

/SHENJA/

 


You may also like