(VIDEO) Ka nisur takimi i Këshillit Qendror të Alternativës

by admin
Spread the love




Partia Alternativa sonte mbledh Këshillin Qendror, në të cilin do të merret vendimi nëse kjo parti do të jetë pjesë e Qeverisë. Siç kanë njoftuar nga Alternativa, mbledhja do të mbahet në selinë e partisë në Tetovë në orën 18:00, ndërsa më shumë informacione do të ketë në konferencë për media pas mbledhjes.

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Alternativës ishte planifikuar për dje pasdite, por është shtyrë për shkak të sjelljes dhe varrimit të trupave të pajetë nga tragjedia në Bullgari.

Televizioni Shenja ka njoftuar gjatë javës se është vendosur që Ministria e Shëndetësisë të udhëhiqet nga Alternativa. Partisë së Gashit do t’i takojë edhe një ministri tjetër, e cila do të definohet këto ditë. Ndërkohë Alternativa do të ketë edhe 3 zv/ministra si dhe rreth 25 drejtori nën kompetencë të Qeverisë.

Konsultime brendapartiake po zhvillon edhe LSDM-ja, pasi shumicën e resorëve që do të marrë Alternativa, janë poste që deri tani janë udhëhequr nga LSDM. Përveç kësaj, LSDM po mendon edhe për ndryshim të ministrave ekzistues në Qeverinë e re, e cila do të udhëhiqet nga kryetari i ri i LSDM-së. Zgjedhjet e brendshme në LSDM janë caktuar më 12 dhjetor. /SHENJA/


You may also like