(VIDEO) Joveski: Hetimet për tragjedinë e autobusit dhe spitalit modular po vazhdojnë

by admin
Spread the love

Kryeprokurori Lubomir Joveski njoftoi se për tragjedinë e autobusit në Bullgari ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut, në Prokurorinë Themelore në Shkup është formuar lëndë që të hetohet nëse ndodnjë person zyrtar nga organet kompetente ka pasur veprime të caktuara që është dashur t’i ndërmarrë, ndërsa nuk i ka ndërmarrë, ose ka marrë veprime të caktuara për të cilat nuk ka qenë i autorizuar t’i ndërmarrë. Ai në një intervistë për MIA-në, tha se nga Prokuroria e Bullgarisë, është kërkuar ndihmë juridike e caktuar nga pala e maqedonisë dhe për disa ditë është siguruar marrja ne pyetje e dëshmitarëve, dokumentacioni në pjesën e transportuesit, në pjesën e autobusit por gjithashtu edhe dokumente tjera.

Lubomir Joveski, Prokuror shtetërorë publik

“Kjo procedurë është duke u udhëhequr akoma në Prokurori, janë duke u grumbulluar dëshmi dhe pasi t’i grumbullojmë të gjitha dëshmitë do të sjellim vendim në prokurori. Hetimin për këtë rast e udhëheq Prokuroria e Bullgarisë dhe falë bashkëpunimit të mirë me ta, ne ishim gjatë ekspertizës së tragjedisë së komunikacionit, ndërsa më pas na lanë të marrin pjesë edhe persona të autorizuara nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe  nga Instituti për Mjekësi Ligjore”

Joveski gjithashtu foli edhe për tragjedinë  e Spitalit Modular në Tetovë, i cili tha se janë grumbulluar gati të gjitha dëshmitë dhe se pritet ekspertiza nga ekspertët gjermanë.

 Lubomir Joveski, Prokuror shtetërorë publik

“Prokuroria menjëherë filloi me ndërmarrjen e veprimeve në pjesën e konfirmimit të fakteve dhe provave. Prokurorëve nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë si ndihmë i’u ishin dërguar dy prokurorë publikë kujdestarë nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup. Dihet se në atë pjesë të bashkëpunimit u ofruan edhe ekspertë gjermanë dhe ne këtë e pranuam. Gjithashtu në dispozicion të kolegëve të cilët e udhëheqin hetimin u lamë edhe katër prokurorë nga Prokuroritë e Larta Publike nga Shkupi dhe Gostivari, që të munden me ata të konsultohen nëse hasin në probleme dhe vështirësi në grumbullimin e dëshmive”

Joveski gjatë intervistës theksoi se Prokuroria nuk vepron në mënyrë selektive dhe nuk i nënshtrohet ndikimeve politike, pasi sipas tij nëse do të kishte ndonjë veprim të tillë, nuk do të hapej lëndë kundër bartësve të funskioneve publike. Ndërsa theksoi se është i vetëdijshëm për perceptimin në publik se Prokuroria është nën ndikim të politikës, por siç tha, gjatë gjithë kohës angazhohet dhe është i bindur se prokurorët vetë i marrin vendimet e tyre pa ndikime të jashtme.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

You may also like