(VIDEO) Ish ministrja e Kulturës, Kamçevska u shpall e pafajshme

by admin
Spread the love

Në Gjykatën Themelore Penale Shkup, ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska, sot është liruar nga akuza për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Kançeska Milevska, e cila ishte e pandehura e parë në rastin “Tenderë” në lidhje me tenderin për kryerjen e punëve ndërtimore në Muzeun e Luftës së Maqedonisë për shtetësi dhe pavarësi, në kuadër të projektit “Shkupi 2014”, së bashku me të pandehurat Juliana Ugrinovska dhe Lidija Lazarova Cvetkovska, anëtarë të Komisionit për prokurim publik, u liruan nga akuzat, sepse sipas Gjykatës, prokuroria nuk ka dëshmuar përtej dyshimit të arsyeshëm se të pandehurit e kanë kryer veprën.

Sasho Dukovski, avokati i ish-ministres së kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, ka treguar se lirimi nga akuzat vetëm se konfirmon gjetjet që ata kishin. Sipas tij, kjo është gjysma e parë sepse janë në pritje të ankesës në Apel, ku do të duhet të dëshmojnë sërish nëse është e arsyeshme liria e Kançeska-Mileskës dhe të akuzuarve të tjerë.

SASHO DUKOVSKI, AVOKATI I ISH-MINISTRES SË KULTURËS, ELIZABETA KANÇESKA-MILEVSKA

“Së pari, do të thosha dy gjëra – dispozitat e Ligjit për procedurë penale parashikojnë që gjykata të marrë aktgjykim në bazë të provave të paraqitura në seancën kryesore. Gjëja e dytë e rëndësishme që duhet theksuar këtu është se prokurori është ai që duhet të provojë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm fajësinë e të akuzuarit. Asnjëra nuk u bë gjatë kësaj procedure të gjatë, e cila zgjati gjashtë vjet. Gjithçka që u tha ishte një tregues dhe një supozim i pastër dhe pa pretendime të vërtetuara, të cilat nuk mund të jenë në rangun e indikacioneve, aq më pak prova të forta mbi të cilat do të bazohet një bindje”.

Është për të ardhur keq që këta të pandehur, pa asnjë faj, iu nënshtruan një procedurë gjyqësore gjashtëvjeçare me masa sigurie, me nënshkrim në gjykatë, me dokumente udhëtimi të konfiskuara, tha avokati.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

You may also like