(VIDEO) Ironizon Kovaçevski: “VMRO-DPMNE i ngjan papagallit: Çfarëdo që t’i pyesësh, thonë zgjedhje

by admin
Spread the love

VMRO-DPMNE i përngjan papagallit, çfarëdo që t’i pyesni, thonë zgjedhje.  Kështu e komentoi kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski,  kërkesën e VMRO-së opozitare për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sipas tij, nëse i shikoni pozicionet e VMRO-DPMNE-së  për momentin, nuk mund të gjeni asnjë politikan evropian apo amerikan që qëndron në atë vijë. I vetmi politikan nga BE, sipas Kovaçevskit që i mbron pozitat e tyre është, ish kreu i tyre, Nikolla Gruevski nga Hungaria.

Dimitar Kovaçevski,

“VMRO-DPMNE më duket se i ngjan papagallit. Ata, çfarëdo që t’i pyesësh, thonë zgjedhje. T’i pyesi se sa është ora- thonë zgjedhje. A keni plan- zgjedhje. Çfarë do të bëjmë pas zgjedhjeve- zgjedhje. Këtë e bënë për 11 vjet, zgjedhje pas zgjedhjeve patëm dhe shteti nuk lëvizi asnjë milimetër”

VMRO-DPMNE iu përgjigj menjëherë kësaj deklarate të kryeministrti, duke thënë se, që Kovaçevski të jetë me humor, duhet të ketë sens humori dhe intelegjence, dhe se  populli dëshiron një qeveri që do të zgjidhet legjitimisht në zgjedhje, dhe jo e instaluar si ai.

VMRO-DPMNE

“Na pëlqen që Kovaçevski po përpiqet të jetë me humor, por për të qenë humorist duhet të ketë pak sens humori dhe pak inteligjencë. Por, nuk na pëlqen që Kovaçevski nuk e kupton pse përgjigja për çdo pyetje janë zgjedhjet.  Është kaq e thjeshtë, që Maqedonia të ecë përpara, zgjidhja e vetme janë zgjedhjet”

Nga VMRO-ja këmbëngulin prej shumë kohe që duhet të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndërsa pushteti thotë se nuk ka alternativë tjetër, pos Bashkimit Evropian.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like