VIDEO/ Interi e kthen në stërvitje me Lacion, fiton me dominim absolut dhe shkon në finalen e Superkupës

by admin
Spread the love

Interi është finalisti i dytë i Superkupës së Italisë, duke mundur në ndeshjen gjysmëfinale Lacion me një fitore shumë të thjeshtë 3-0.

Zikaltrit kanë dominuar ndeshjen nga minuta e parë e deri në të fundit, përballë skuadrës kundërshtare e cila rrallëherë u shfaq në gjysmëfushën e ekipit të drejtuar nga Inzagi. Goli i shpejtë i Turam i dha më shumë qetësi Interit, që goditi edhe traversën në pjesën e parë, duke shpërdoruar shumë raste të tjera.

Edhe pjesa e dytë nisi me një gol të Çalhanollu dhe një traversë, duke konfirmuar dominimin e plotë të skuadër zikaltër. Në fund, erdhi edhe goli me kundërsulm i Fratezit për të festuar një fitore të pastër 3-0 dhe kalimin në finalen e të hënës ku e pret Napoli.

INTER-LACIO 3-0
19′ Turam, 51′ (p) Çalhanollu, 89′ Fratezi 

NGJARJET KRYESORE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-0 të Interit.

90’ Gjuan edhe Asllani nga distanca, Provedel me vështirësi devijon në këndore. (VIDEO)

90’ Imobile shënon golin e nderit për lacialët, por ai anulohet për prekje të topit më dorë gjatë aksionit. (VIDEO)

89’ GOOOL INTERI! Kundërsulm perfekt i zikaltërve që finalizojnë me Fratezin, duke mbyllur ndeshjen. (VIDEO)

83’ Edhe Hysaj hyn në fushën e lojës në vend të Lazari. (VIDEO)

81’ Vjen momenti i Asllanit, i cili hyn në fushën e lojës në vend të Çalhanollu. (VIDEO)

65’ Dimarko tenton me një gjuajtje të fortë, Provedel grushton dhe largon rrezikun.

59’ Lautaro Martinez kërkon golin e radhës me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, sfera shkon jo shumë larg shtyllës në të djathtë të Provedel. (VIDEO)

52’ Tjetër mundësi shënimi për zikaltërit me një pasim për Lautaro Martinez në qendër, por gjuajtja e sulmuesit ndalet nga traversa. (VIDEO)

51’ GOOOL INTER! Shënon Çalhanollu me penallti. (VIDEO)

48’-50’ Pedro godet në zonë Martinez, sulmuesi i Interit proteston për penallti. Gjyqtari shkon të shohë vetë pamjet në VAR dhe bën shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)

46’ Asnjë ndryshim në radhët e dy ekipeve në fillimin e pjesës së dytë.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Interit.

37’ Tjetër aksion spektakolar i Interit, topi shkon te Barela i cili gjuan fluturimthi por godet traversën e portës bardhekaltër. (VIDEO)

33’ Lautaro provon nga jashtë zonës, Provedel largon me vështirësi dhe shmang devijimin para portës të Turam. (VIDEO)

29’ Dimarko shfaqet rrezikshëm nga e majta, pasimi i tij në qendër këtë herë nuk gjen askënd. (VIDEO)

19’ GOOOL INTERI! Krosim nga e majta, Dimarko pason me thembër për Turam i cili nuk e ka të vështirë të shënojë. (VIDEO)

7’ Turam provon të shënojë me kokë por sfera devijohej jashtë katërkëndorit. (VIDEO)

4’ Fillimisht Barela e më pas Turam nuk arrijnë të shenjestrojnë portën e Provedel. (VIDEO)

1’ Nis dueli mes dy skuadrave.

Ja formacionet zyrtare të ndeshjes:

INTER-LACIO

inter lacio

PANORAMASPORT.AL

You may also like