(VIDEO) Instituti rekomandon vaksinim për gratë shtatëzëna

by admin
Spread the love

Shifra të larta të infektuar me kovid 19 po vazhdojnë , e të vetmën mënyr për tu mbrojtur nga ky virus, infektologët, mjekët dhe Ministria e Shëndetësisë e shohin tek vakkinimi. Instituti I Shëndetit Publik tanimë rekomandon të vaksinohen  edhe  gratë shtatzëna.

INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK

“Vaksinimi kundër Kovid-19 rekomandohet për shtatzëna. Të gjithë ato që kanë 18 vjet dhe janë më të mëdha se 18 vjet, duke përfshirë edhe ato që janë shtatzëna, të cilat janë gjidhënëse, bëjnë përpjekje që të mbeten shtatzënë ose planifikojnë në të ardhmen, duhet të jenë plotësisht të vaksinuara. Vaksina mund të mbrojë nga komplikime serioze gjatë Kovid-19, ndërsa nëna e shëndoshë është e rëndësishme për foshnje të shëndoshë”.

Nga ISHP më tej informojnë se nevojitet që të dihet se gratë shtatzëna kanë gjasa më të mëdha që të sëmuren nga Kovid-19 me pasoja,  në krahasim me gratë e tjera të cilat nuk janë shtatzënë,  ndërkaq vaksinimi mund të mbrojë nga sëmundje të rënda të cilat mund t’i shkaktojë Kovid-19.

Ndryshe, nga atje bëjnë të ditur se deri më tani nuk janë gjetur të dhëna për përbërës të dëmshëm të cilët do të mund ta dëmtonin gruan shtatzënë si dhe foshnjen  e saj, e as mund të shkaktojnë Kovid-19 infeksione akute.

 Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like