(VIDEO) Institucionet shënojnë 60 vjetorin e tërmetit

by admin
Spread the love

60 vjetori nga tërmeti katastrofik në Shkup sot u shënua me shumë aktivitete. Delegacioni  qeveritar i udhëhequr nga zëvendës kryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq, në shoqërim të ministres së Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe zëvendës ministrit të Arsimit, Agim Nuhiu, kanë vendosur lule para përmendores së viktimave nga tërmeti në varrezat e Butelit. Delegacionet e Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nga Qyteti i Shkupit, ambasadorë dhe delegacione nga përfaqësitë diplomatike-konsullore në vend, gjithashtu bënë nderime për të vdekurit në tërmet. Në mbrëmje do të mbahen shfaqje filmike lidhur me tërmetin, do të hapen ekspozita dhe aktivitete të tjera.

Ky vit shënon 60-vjetorin e tërmetit katastrofal që ndodhi në Shkup më 26 korrik 1963. Në tërmet qyteti humbi shumë qytetarë, pësoi dëme të pariparueshme, por fitoi betejën me fatkeqësinë më të madhe natyrore, thonë nëpërmjet një komunikate me shkrim nga Qeveria. Në këtë ditë, ne shprehim respektin e duhur për viktimat e tërmetit dhe shprehim mirënjohjen tonë të pamasë për të gjithë nga e gjithë bota që ndihmuan që qyteti të rindërtohet dhe të gjallërohet me një fytyrë të re, thuhet në komunikatë.

QYTETI I SHKUPIT

“Shkupi është bërë qytet solidariteti, i njohur për bashkimin e porosive botërore të ngushëllimeve dhe bashkëndjenja  me dhimbjen dhe humbjen e bashkëqytetarëve tanë”.

Kryeraplamentari Talat Xhaferi në fjalimin e tij kushtuar 60 vjetorit të tërmetit tha se tërmeti është përkujtues për atë se çfarë do të thotë dora e shtruar, ndihma e ofruar, strehimi i ngrohtë dhe vakt në kohën kur i ke humbur të gjitha dhe ke mbetur vetëm me jetën tënde të zhveshur.

Ngushëllime për njerëzit që vdiqën në tërmet gjithashtu shprehën Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, delegacionet nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nga Qyteti i Shkupit, si dhe ambasadorët dhe delegacionet e misioneve diplomatike-konsullore në Maqedoninë e Veriut.

 

Me rastin e 26 korrikut, ditës së përkujtimit të tërmetit katastrofal, Ministria e Kulturës dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot organizojnë një program multimedial të titulluar simbolikisht “Shkupi në pesë dhe shtatëmbëdhjetë”, me të cilat përmes një sërë ngjarjesh kulturore do të përkujtohen kujtimet e pasojave të tërmetit katastrofal.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like