(VIDEO) Inspektoriati: “Promedika” punon në pajtim me lejen e dhënë

by admin
Spread the love




Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor një ditë më parë ka kryer kontroll të jashtëzakonshëm në spitalin privat “Promedika”. Pas akuzave të përditshme nga VMRO-DPMNE ndaj këtij spitali se ka kryer operacione pa licenca adekuade nga Inspektorati njoftuan se me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë kanë kryer kontroll në spitalin në fjalë dhe kanë konstatuar se “Promedika”, punon në pajtim me lejen e dhënë të nevojshme për punë.

INSPEKTORATI SANITAR DHE SHËNDETËSOR

“Me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë dr. Bekim Sali, më datë 24.08.2022 inspektorati ka kryer kontrollë të jashtëzakonshëm në spitalin privat ‘Promedika’, ku është konstatuar se institucioni punon në pajtim me lejen e dhënë për punë”

Po ashtu tregojnë edhe për kontrollet e realizuara gjatë vitit 2018 kur ky spital ka punuar pa leje adekuade për operacione dhe për çka është denuar si dhe për kontrollet që i kanë bërë pasi “Pormedika” është pajisur me lejet e nevojshme.

Nga atje, më tej, theksojnë se Inspektorati i kryen të gjitha kompetencat ligjore në mënyrë jo selektive, duke udhëhequr me punën e saj vetëm sipas kompetencave ligjore si dhe sipas interesit publik. Ndërsa shtojnë se edhe në të ardhmen qëndrojnë në dispozicion për ta informuar opinionin për çdo aspekt të punës së tyre në afate kohore të determinuara nga kapacitetet kadrovike të qasshme të inspektoriatit. Emine Ismaili /SHENJA/ 


You may also like