(VIDEO) Inspektorët gjobisin disa markete, nuk i ulën çmimet

by admin
Spread the love

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social facebook njoftoi se dje nga ana e inspektorëve u gjobitën dhe u mbyllën disa zinxhirë të marketeve të mëdha në lagjet e Shkupit, Çairit, Taftalixhes, Kisella Vodës, Butelit si dhe në Strugë. Këto supermarkete nuk respektuan vendimin e qeverisë për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë, tha ai.

GORAN TRAJKOVSKI, DREJTORI I INSPEKTORATIT SHTETËROR TË TREGUT

“Apeloj tek të gjithë tregtarët, nuk do të ketë kompromis apo përzgjedhje në veprimet e inspektoratit të tregut kur është në pyetje interesi i qytetarëve”.

Trajkovski rithekson se të gjithë duhet të respektojnë ligjet dhe vendimet e qeverisë dhe shton se nuk do të lejojë askënd që të manipulojë dhe mashtrojë qytetarët. Edhe ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi në reagimin e tij në rrejte sociale  tha se nuk ka kompromis për praktikat e padrejta të tregtisë dhe se qytetarët janë në rend të parë.

Inspektorati Shtetëror i Tregut që nga e mërkura ka kontrolluar tregjet për të parë nëse respektojnë vendimin e Qeverisë për uljen e çmimeve të 25 kategorive të produkteve ushqimore bazë, të cilat duhet të shiten me çmime 10 % më të ulëta se ato të 1 gushtit të këtij viti.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like