(VIDEO) Indeksi Global i Paqes: Maqedonia e Veriut vendi më i sigurt në ballkanin perëndimor

by admin
Spread the love

Republika e Maqedonisë së Veriut është më e sigurta nga vendet e Ballkanit Perëndimor, me një kërcim prej 67 vendesh nga viti 2017 dhe katër pozita më të larta se vitin e kaluar. Sipas Indeksit Global të Paqes (GPI), këtë vit jemi ndër 36 vendet më të sigurta në botë. Duke vlerësuar disa aspekte të paqes, përfshirë sigurinë sociale, Indeksi Global i Paqes është mjet i dobishëm për të analizuar se sa larg kemi arritur në angazhimet tona, njofton ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Spasovski thekson se lidershipi ekzistues i MPB-së i ka përcaktuar tri prioritete të rëndësishme: profesionalizim, departizimin dhe dekriminalizimin. Sipas peshës së tyre, thotë ai, këto ishin çështjet më të rëndësishme esenciale për të rikthyer ndjenjën e sigurisë tek qytetarët dhe sigurisht besimin tek institucioni.

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Jam krenar për reformat që kemi bërë. Jam krenar edhe për rezultatet e policisë. Efikasiteti i tij në të gjitha fushat e sigurisë nga viti në vit shënon progres, gjë që u konfirmua edhe në Raportin e Progresit të KE-së të këtij viti, veçanërisht në zbatimin e Planit të Përbashkët të Veprimit për luftën kundër terrorizmit, në luftën kundër trafikut të drogës, menaxhimin e kufijve dhe migracionit, progres në përmirësimin e kapaciteteve për hetime financiare, si dhe në bashkëpunimin ndërkombëtar policor”.

Ministri thekson se sot policia është në shërbim të qytetarëve, ndërsa MPB është një nga institucionet më transparente me besimin më të madh në hulumtimet përkatëse.

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Si një vend anëtar i NATO-s, një vend që ka nisur negociatat me Bashkimin Evropian, një promotor i paqes dhe stabilitetit në rajon, por edhe një rojtar i prosperitetit dhe sigurisë së qytetarëve, është detyrimi ynë që të vazhdojmë të përmirësojmë policinë, sepse siguria është bazë për funksionimin dhe prosperitetin e çdo shteti demokratik”.

Sipas Indeksit Global të Paqes si vendi më paqësor në krye të listës qëndron Islanda, duke vijuar pas saj Zelanda e Re dhe Irlanda ndërkaq ndër tre vendet e pa sigurta, në fund të listës janë: Siria, Jemeni dhe Afganistani.

Medina Ajeti /SHENJA/

You may also like