(VIDEO) Imeri: Më hoqën nga puna pasi kam mendim ndryshe

by admin
Spread the love

Lidhja Europiane për Ndryshim kas akuzuar pushtetin për shkarkimet nga detyra që u bëhen përfaqësuesve ose simpatizantëve të tyre. Mustafa Imeri nga ky koalicion, ka reaguar sot për shkarkimin e tij nga detyra –  shef i Katedrës së gjuhës shqipe në shkollën e mesme të muzikës “Ilija Nikollovski-Luj”. Imeri thekson se detyra e tij ka përfunduar të marten pasi para disa ditëve ai kishte përkrahur mendim ndryshe dhe u publikua një fotografi me njërin nga ushëheqësit e Lidhjes Europiane për Ndryshim, Izet Mexhiti.  Ai tha se kjo ndodh edhe në institucionet e tjera të vendit  dhe se pikërisht kjo është njëra ndër arsyjet e largimit të profesionistëve nga vendi.

MUSTAFA IMERI, PËRFAQËSUES I LIDHJES EUROPIANE PËR NDRYSHIM  

“Ky fenomen i revanshizmit, frikësimit, shantazhit e shkarkimeve ndaj mendimit ndryshe, nuk ndodh vetëm në ‘Ilja Nikollovski-Luj’, por ky është një realitet në të gjitha instritucionet e vendit dhe me kështu lloj presionesh çdo ditë ballafaqohen edhe administratorët nëpër institucione, edhe biznesi shqiptar edhe qytetari i zakonshëm.”

Përfaqësuesi i LEN-it, Mustafa Imeri, shtoi se qeveria teknike e ka filluar mbrapsht këtë 100 ditësh dhe se këtij zullumi i kanë mbetur edhe 90 ditë dhe 8 maji do të jetë ditë e tyre. Imeri sqaroi se është shkarkuar nga detyra nëpmjet një emaili nga ana e drejtoreshes me fjalë falenderuese për detyrën që ka pasur dhe se nuk është në dijeni se kush do të jetë në vendin e tij. /SHENJA/

MARKETING



You may also like