(VIDEO) Hulumtim i IRL: “Gjaku i pistë” i “Zhan Mitrevit”, eksperiment me pacientët e prekur nga kovidi

by admin
Spread the love

Pacientët e sëmurë me Covid-19, të cilët trajtoheshin në klinikën private “Zhan Mitrev” Shkup, janë shfrytëzuar si minjë eksperimental në po këtë klinikë, zbuluan në një hulumtim rreth 22 mujash gazetarët e Laboratorit Hulumtues të Reporterëve -IRL.

Ky hulumtim është i bazuar në 24 raportime të qytetarëve nga Maqedonia e  Veriut dhe Kosova të cilat janë hetuar dhe verifikuar për më shumë se 22 muaj. Hulumtimi ndjek rrugën dhe metodologjinë e funksionimit të një prej mjekëve më të paguar në vend.

Metoda e hemofiltrimit që u tarifua nga tre deri në pesë mijë euro në klinikën e Zhan Mitrev u miratua për trajtimin e Covid-19, si metodë e përshtatshme për shërimin e kësaj sëmundje.

Në dokumentet e institucioneve botërore të e publikuara nga IRL thuhet që që hemofiltrimi është një ndërhyjre e përkohëshme, e cila mund të aplikohet tek pacientët me pasqyrë të rëndë klinike, por në pajtim me pacientët duke i njoftuar me rreziqet që u kanosen nga kjo.

Institucionet shtetërore nuk e kanë praktikuar këtë metodë tek pacientët. Ndërkaq Klinika Zhan Mitrev ka praktikuar këtë metodë edhe tek pacientët me pasyrë të lehtë klinike, pa e paraqitur eksperimentin dhe zhvillimin e tij tek institucionet kompetente dhe mbi të gjitha pa njohuri të vetë pacientëve dhe familjarëve të tyre.

Familjarët e një pacientit i cili ka ndëruar jetë në klinikën Zhan Mitrev si pjesë e këtij hulumtimi deklarojnë se i ndjeri  ishte dërguar me pasqyrë jo të rëndë klinike, dhe pasi që është shëruar nga Covid 19 , i është përkeqësuar gjendja si pasojë e bakterieve ndërspitalore.

MELITA BREZEVA, GRUAJA E PACIENTIT Të VDEKUR Në KLINIKëN ZHAN MITREV

“Në klinikën Zhan Mitrev ne mendojmë që ka pasur lëshime në mjekim, kërkova se ku të drejtohem që të tregoj që burri im nuk ndëroi jetë si pasojë e Covidit, por nga diqka tjetër. Paguam 12.000 euro për paketën e Covid mjekimit. Në fillim mjekimi eci mirë, pastaj pash që u paraqit diçka dhe e nënshtruan në hemofiltrim, sepse diçka gjaku nuk ishte në rregull, dhe i ishin paraqitur disa bakterie të ndryshme. Ndjehem e gënjyer dhe e manipuluar”.

 

IRL-ja ka publikuar edhe një statistikë, sipas së cilës, gjatë vitit 2021, shkalla e vdekshmërisë së pacientëve të pranuar në Klinikën Infektive ka qenë 26%. Në Klinikën “Zhan Mitrev” ku është zbatuar metoda e hemofiltrimit, shkalla e vdekshmërisë nga COVID-19 ka qenë 28%.

Ndryshe në hulumtim është zbuluar që, mirënjohjet, çmimet dhe titujt e fituar të doktorit Zhan Mitrev, janë të blerë nga web faqe të ndryshme që nuk kanë lidhje me institucionet në fjalë, por janë programe biznesore.

 

 

You may also like