(VIDEO) Hapja e Qendrës Kulturore “Ivan Mihajllov” pati ndezur fërkimet Shkup-Sofje

by admin
Spread the love




Në prill të këtij viti, delegacioni bullgar i kryesuar nga kryeministri Kirill Petkov, gjatë vizitës zyrtare në RMV, morën pjesë në hapjen e qendrës kulturore bullgare në Manastir. Hapja e qendrës u bë pa pjesëmarrjen e asnjë përfaqësuesi politik të vendit, por vetëm ata të Republikës së Bullgarisë. Qendra u titullua “Ivan Mihajllov”. Përveç mënyrës se si u hap kjo qendër, edhe emri për etnitetin maqedonas ishte kontestues. Pas kësaj, pësuan reagime të shumta në vend, megjithatë qendra vazhdoi funksionimin.

Më të zëshme në vrullin e reagimeve ishin nga VMRO-DPMNE. Ata i kërkonin pushtetit që të përgjigjej se si u hap kjo qendër dhe mos t’i ikin përgjegjësisë.

Ndërkaq, nga Ministria e Punëve të Jashtme thoshin se nuk është kontestuese hapja e qendrës, por emri i saj.

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski pati thënë se fatkeqësisht u tentua që një bashkëpunëtor i dëshmuar i regjimit nazist hitlerian të paraqitet si urë afrimi mes dy vendeve. Ndërsa u shpreh se as populli maqedonas dhe as bullgar nuk besojnë se personazhi dhe vepra e Vanço Mihajlovit mund të kontribuojë në atë drejtim.

Më pas u inicua një iniciativë e cila do të hetonte mbi legjitimitetin e qendrës. Për herë të fundit nga Qeveria kanë thënë se ende po mbledhin informacione për mënyrën e regjistrimit të klubit.

Kjo aktualizoi kërkesën e popullsisë maqedonase, për hapjen e një qendre të ngjajshme në Bullgari. Më pas nga Qeveria bënë me dije se nga fundi i këtij viti, do të hapet Qendër kulturore maqedonase në Bllagoevgrad.

Emine Ismaili /SHENJA/


You may also like