(VIDEO) Haliti: Nuk tërhiqemi nga kërkesa për hetim ndërkombëtar për rastet e montuara

by admin
Spread the love

Debati më i nxehtë për hyrjen në qeveri të Alternativës kanë qenë rastet e montuara, ku partia e Gashit ka kërkuar hetim ndërkombëtarë për rastin Monstra, Almir Aliu, Alfa e të tjerë. Kështu tha Antari I kryesisë qendrore të Alternativës,  Admirim Haliti në emisionin debativ në Tv Shenja.

Haliti  mandej u zotua se  nuk tërhiqen nga kërkesa për hetim ndërkombëtar për rastet  e lartë përmendura.

ADIMIRIM HALITI, ANËTAR I KRYESISË QENDRORE TË ALTERNATIVËS

“Ne, kemi insistuar që të jetë një nga zotimet dhe nuk tërhiqemi nga kjo. Sa i përket prononcimeve të disa institucioneve të gjyqësisë në Maqedoni, ne nuk pajtohemi. Ne nuk pajtohemi se me këtë zotim përzihemi në gjyqësor. Ne e dimi që Qeveria e ka për detyrë të krijojë klimën dhe atmosferën ku ata do të mund të punojnë të pavarur. Konform asaj, për këto raste specifike, ka indikacione  se njerëz potencialisht të pafajshëm qëndrojnë nëpër burgje, dhe nuk është se ka presedane në shtete tjera”.

Haliti më tej sqaroi se vendit nuk i duhej krizë politike, gjë të cilën e kërkonin edhe ndërkombëtarët.

ADIMIRIM HALITI, ANËTAR I KRYESISË QENDRORE TË ALTERNATIVËS

“Prej atij momenti ne në mënyrë intensive kemi pasur debate se në këtë krizë politike, shtoja këtu edhe atë ekonomike dhe energjetike, cili duhet të jetë pozicioni i AAA. Kemi pasur mendime të ndara, një ndër ta kam qenë edhe unë që kam thënë se a-priori nuk duhet të hyjmë në këtë qeveri, sepse jemi kundër mënyrës se si punon kjo qeveri. Por në diskutim e sipër kemi konstatuar se Maqedonia me balancin 60-60 vendi hyri në krizë politike e cila pa dyshim edhe mundej të thellohej edhe më shumë”.

Ai tha se në bisedimet që kemi pasur me ndërkombëtarët kanë rënë dakord  se vendit nuk I nevojiten zgjedhje të parakoshme, duke pasur parasysh se jemi në krizë shëndetësore, energjetike dhe politike. Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like