(VIDEO) Haliti: Ndryshimet ligjore synojnë deopolitizimin e administratës

by admin
Spread the love

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Haliti, tha se me ndryshimet ligjore në Ligjin për të Punësuarit në Sektorin Publik dhe Ligjin për Nëpunës Administrativ kanë për qëllim depolitizimin e administratës dhe rritjen e transparencës. Ai theksoi se deri në fund të vitit do të dorëzojnë në Kuvend këto propozim ligje, për riorganizim të administratës publike, me çka do të mbyllen disa institucione dhe do të krijohen disa të reja.

Admirim Haliti, мinistër i Shqoërisë Informatike dhe Administratës

“Me këto dy Ligje tani që i propozojmë mendojmë se japim kontribut të madh në departizimin e administratës publike sepse çdo punësim do të jetë transparent dhe kemi vendosur mekanizma me të cilët e bllokojmë mundësinë që partitë politike t’i vendosin njerëzit e vetë të cilët janë të pakualifikuar për t’u futur në administratën publike”

Ndërsa, kryetari i Sindikatës së punëtorëve administrativ, organet gjyqësore dhe shoqatat e qytetarëve të Maqesonisë së Veriut, Tërpe Deanoski, tha se nëse duаm reforma në adiministratën publike, reforma e parë që duhet bërë është miratimi i një ligji për shërbimin e lartë dreјtues, i cili do të jetë i kufizuar, pra do të jetë e pamundur që qeveria të emëroj dreјtorë, sekretarë të përgjithshëm, sekretarë të shtetit.

Tërpe Deanoski, kretar i Sindikatës së punëtorëve administrativ, organet gjyqësore dhe shoqatat e qytetarëve të Maqesonisë së Veriut

“Problemi nuk janë punonjësit, problemi janë menaxherët, pra partitë politike që punësojnë vetë njerëz dhe vetëm marrin vendime pa u konsultuar me dikë tjetër”

Ndërkaq, që sot u organizua debat publik në lidhje më dy propozim ligjet e lartpërmendura, me të cilat, sipas zyrtarëve synohet të jepet një kontirbut i madh në bërjen e administratës publike të ngjashme më shumë shtetet të BE-së.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

You may also like