(VIDEO) Guvernatorja e BP-së: Deficiti buxhetor pritet të ulet për 3 %

by admin
Spread the love




Vitin e kaluar, deficiti i llogarisë aktuale të bilancit të pagesave, sipas projeksioneve të tetorit, u vlerësua në rreth 7% të bruto prodhimit vendor (BPV) dhe në afat të shkurtë pritet një ulje graduale rreth 3% e BPV ,mesatarisht, tha për Bloomberg guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, në margjinat e Forumit të Evropës Qëndrore dhe Lindore, organizuar nga Euromani. Ajo theksoi se rritja e deficitit të tregtisë së jashtme vitin e kaluar, kryesisht si rezultat i rritjes së çmimeve të energjisë, ndikoi në zgjerimin e deficitit të llogarisë rrjedhëse, në kushtet kur komponentët e tjerë, veçanërisht transferet private, patën ndikim pozitiv.

ANITA ANGELLOVSKA-BEZHOSKA, GUVERNATORE E BANKËS POPULLORE

“Deficiti tregtar pritet të stabilizohet edhe në periudhën afatmesme, gjë që do të rezultojë në ngushtim të deficitit të llogarisë rrjedhëse. Presionet më të theksuara në kahun e importit nuk pritet të kërcënojnë ndjeshëm bilancin e jashtëm, duke pasur parasysh nivelin e lartë të transfereve private, të cilat mbulojnë një pjesë të konsiderueshme të deficitit tregtar. Në nëntë muajt e parë të vitit 2022, ato arritën në rreth 1.8 miliardë euro, ose 30.5% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”.

Për këtë vit, deficiti i llogarisë aktuale pritet të ulet në 5.6% të BPV-së dhe më pas të vazhdojë të ulet nën supozimin e shterimit gradual të efekteve negative të luftës në Ukrainë dhe stabilizimit të çmimeve të energjisë,theksoi Angellovska.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 


You may also like