(VIDEO) Guvernatorja e bankës: Sistemi bankar dhe kursi i denarit janë stabil

by admin
Spread the love

Nuk duhet të egzistoj shqetësim lidhur me stabilitetin e kursit të denarit. Kështu ka përsëritur edhe nëjher guvernerja e Bankës Popullore Anita Angellovska Bezhoska. Ajo në një intervistë për Zërin e Amerikës, është shprehur se rritja ekonomike globale pas një norme solide rritjeje prej 6.1 për qind vitin e kaluar, kjo dhe e ardhshme parashikohet në 3.6 për qind, që është një ngadalësim i ndjeshëm. Për sa i përket shifrave për ekonominë tonë, është bërë një rishikim në rënie nga 4.2 për qind në 3.2 për qind për këtë vit dhe për vitin e ardhshëm 2.7 për qind.

Anita Angellovska Bezhoska, guvernere e Bankës Popullore

 “Janë duke u përgatitur projeksionet makroekonomike nga banka qendrore. Ne me grupin e fundit të projeksioneve makroekonomike, që datojnë nga tetori i vitit të kaluar, prisnim rritje prej 3.9 për qind për këtë vit, por duke pasur parasysh goditjen e re dhe rreziqet që lidhen me të, aktualisht po punohet në projeksione të reja dhe ka një rritje të lartë, ndërsa ka shumë gjasa që ajo të ketë një revision në ulje”.

Ndërkaq, ministri i Financave Fatmir Besimi ka zhvilluar takim me kryesinë e Bankës Botërore. Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave në takim janë shqyrtuan masat dhe politikat që zbaton vendi për ballafaqim me krizën e energjetike dhe të çmimeve, mundësitë dhe nevojat për përkrahje në zbatimin e këtyre masave, si dhe planet afatmesme për rikthim në rrugët e rritjes ekonomike.

Fatmir Besimi, ministër i Financave

“Qeveria në periudhën afatmesme mbetet e impenjuar ndaj reformave strukturore, rritjes së përshpejtuar ekonomike dhe përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve. Është i padiskutueshëm fakti që pasojat ekonomike nga lufta në Ukrainë ndikojnë në projeksionet dhe në to është kryer revizion në rënie, duke ndjekur trendin e revizionit të projeksioneve në nivel global”.

Nga Banka Botërore, në takim siç thonë është inicuar edhe nisma për ndarjen e mjeteve të reja në kuadër të Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale, me qëllim të përforcimit institucional të komunave dhe projekteve për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Përndryshe, Republika e Maqedonisë së Veriut ka përkrahje të vazhdueshme nga Banka Botërore e cila është aktive në vend që nga viti 1993 dhe deri më tani ka përkrahur mbi 2.8 miliardë dollarë në realizimin e 65 projekteve.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like