(VIDEO) Guveratorja e Bankës Popullore: Sa më shumë gra që punojnë, aq më shumë zhvillim ekonomik

by admin
Spread the love

Rritja e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore, sipas guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, ka potencialin për të sjellë një rritje më të lartë ekonomike, duke konpenzuar kostoja të shkaktuara nga pandemia. Ajo thekson se sipas analizave të FMN-s, pjesëmarrja e grave mund të çojë një rritje të Produktit të Brendshëm Bruto.

Anita Angellovska-Bezhoska, Guvernatore e Bankës Popullore

“Analizat e FMN-ës tregojnë se në ekonomitë me zhvillim të shpejtë, rritja e pjesëmarrjes së grave mund të çojë në një rritje prej rreth 8% të Produktit të Brendshëm Bruto gjatë pesë viteve të ardhshme, nëse shkalla e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore rritet për 5.9% për qind”.

Angellovska-Bezhoska potencon se hendeku midis pjesëmarrjes së burrave dhe grave në fuqinë punëtore është ende i ndjeshëm, duke përfshirë situatën në nivel global dhe në nivel lokal. Megjithatë, në një konferencë të quajtur “Gratë e suksesshme për një rajon të suksesshëm”, organizuar nga Women on Board Adria (WOBA), ajo bëri thirrje për reformat që do të adresojnë këtë hendek.

Për të përmirësuar këtë situatë, guvernatorja vuri në dukje nevojën për politika të reja që do të adresojnë sfidat ligjore, kulturore dhe sociale që pengojnë pjesëmarrjen e grave në fuqinë punëtore. Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e ndërmarrjeve të drejtura nga gra, veçanërisht ato të vogla dhe të mesme, duke sugjeruar se këto ndërmarrje kanë potencialin për të kontribuar në rritjen ekonomike dhe të punësimit. /SHENJA/

You may also like