VIDEO/ Gol “i çmendur” nga Cikalleshi, sulmuesi shënon në sfidën për titull

by admin
Spread the love

Sokol Cikalleshi ka shënuar një super gol në “finalen e parakohshme” të kampionatit turk kundër Trabzonsporit. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e vetëm për ekipin e tij në sfidën që u mbyll me rezultatin 2-1 për Trabzonspor.

Një kthesë fantastike nga Cikalleshi që edhe pse nuk kishte pamje të pastër nga porta, gjithsesi ia doli ta çonte topin në fundin e rrjetës duke e bërë të pavlefshëm reagimin e portierit.

Trabzonspor-Konyaspor ishte një finale e vërtetë në javën e 25-të të kampionatit turk pasi ndesheshin dy ekipet e kreut. Me këtë fitore, Trabzonspori ia doli të thellonte diferencën në 12 pikë.

Cikalleshi e nisi ndeshjen nga stoli dhe u aktivizua në pjesën e dytë në minutën 64. Ndërkohë që në minutën e 83 ai gjeti rrugën e rrjetës. Edhe shqiptari tjetër, Endri Çekiçi e nisi ndeshjen nga stoli dhe u aktivizua në minutën 80.

Për Konyasporin u aktivizua dhe futbollisti i kombëtares kosovare, Zymer Bytiqi nga minuta e parë e takimit. /oversport.tv

You may also like