VIDEO/ Gjesti i fisnik i CR7-ës. Fiton penallti në Champions-in e Azisë, por i thotë arbitrit se nuk ishte

by admin
Spread the love

Edhe yjet janë humanë. Kristiano Ronaldo bëri një veprim “fair play” në ndeshjen Champions-it aziatik mes Al-Nasr dhe Persepolis.  Sulmuesi portugez bëri një akt vërtet fisnik kur paralajmëroi gjyqtarin e ndeshjes pasi kishte dhënë një penallti në favor të skuadrës së tij.

Në minutën e 4-të të ndeshjes, kinezi Ning Ma, sinjalizoi penallti në favor të Al-Nasr për një faull ndaj Kristiano Ronaldos, por ishte vetë sulmuesi portugez që shkoi për ta paralajmëruar se kishte gabuar. “Nuk është penallti”, lexohej në buzët e Kristianos kur flet me arbitrin ballë për ballë, ndërsa lojtarët  kundërshtarë protestojnë për vendimin e gjyqtarit.

Episodi u rishikua nga VAR dhe në fund, siç kishte kërkuar Ronaldo, pavarësisht se ishte kundër interesave të tij dhe të ekipit të tij, vendimi i arbitrit për të dhënë një penallti në favor të Al-Nasr u korrigjua.

;

PANORAMASPORT.AL

You may also like