(VIDEO) Gati janë masat qeveritare për të ndihmuar qytetarët

by admin
Spread the love




Deri në mbrëmje do të finalizohen masat anti-krizë për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve dhe do të publikohen deri të hënën, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski. Kreu i Qeverisë njoftoi se të hënën do të vihet në përdorim edhe një kapacitet tjetër energjetik.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Të hënën do të vihet në përdorim një tjetër kapacitet prodhues energjetik. Besoj se në mandatin tim aktual prej nëntë deri në dhjetë muajve do të kemi pothuajse aq kapacitet të instaluar të objekteve të reja të prodhimit të energjisë elektrike sa janë instaluar në 30 vitet e fundit”.

Kovaçevski potencoi se kjo është një kohë solidariteti, kur të gjithë duhet të ndihmojnë për të tejkaluar më lehtë krizën. Ai shtoi se për Shkupin do të ketë ngrohje, dhe nëse çmimi i gazit rritet jashtëzakonisht, atëherë shteti është i gatshëm, siç tha ai, t’i ngrohë shtëpitë e qytetarëve me lëndë djegëse alternative.

Medina Ajeti /SHENJA/


You may also like