(VIDEO) Ftohet moti, nisin reshjet e borës

by admin
Spread the love




Qytetarët në sot u zgjuan nën reshjet e borës, të cilat janë të parat për stinën e dimrit për këtë periudhë. Sinoptikani Boris Sekiraski deklaroi se reshjet e borës kanë kapluar Tetovën dhe pjesë Shkupit, ndërsa në  një pjesë të madhe të qyteteve ka reshje të shiut.

BORIS SEKIRASKI

“Në Republikën e Maqonisë së Veriut moti do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut, në shumicën e pjesëve të qytetëve reshjet do të kalojnë mbi 25 litra në meter katror, ndërsa në lokale ndokund do të kalojë mbi 30 litra meter katror. Reshjet do të jenë në veri dhe jug, ndërsa më shumë në pjesët jugore reshjet do të jenë më shumë me borë”.

Ai më tej informon se në Shkup dhe rrethinë reshjet e borës gjatë natës do të normalizohen dhe do të jenë më të lehta.

Gjatë ditës së neserme pritet të ketë reshje lokale të borës për një kohë të shkurtër dhe do të fryejë ere erë mesatare e  forte nga veriu, temperaturat e mëngjesit do të jenë nga  -1 deri 4 gradë celsius, ndërsa gjatë ditës nga 3 deri 6 gradë celsius.  Samir Mustafa /SHENJA/ 


You may also like