(VIDEO) “Fronti opozitar” fton kryeprokurorin Joveski në interpelancë parlamentare

by admin
Spread the love

I ashtuquajturi “Fronti opozitar” ka ngritur iniciatvë për interpelancë ndaj punës së kryeprokurorit Publik Ljubomir Joveskit, të cilën e kanë dorëzur sot në Kuvend. Arsyet e interpelancës, siç shpjegon opozita, janë fshehja e fakteve dhe informacioneve për djegien e spitalit modularë në Tetovë, ku humbën jetën 14 persona. Ata kërkojnë që prokurori Joveski të paraqitet në parlament që të sqarojë rolin e tij, duke marrë parasysh edhe të gjitha akuzat në opinion në lidhje me punën e tij.

Merita Koxhaxhiku, deputet e Lëvizjes Demokratike

 “Kjo interpelancë ka për qëllim të ngrej në debat publik parlamnetar pretendimet e rënda se Prokuroria Publike ka fshehur fakte dhe informacione gjatë gjithë procedurës për të mborjtur kështu disi politikën dhe pjestarët të elitave të biznesit që kanë qenë të përfshira në ndërtimin e spitalit modulare që ishin lënda e kësaj tragjedie”.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli, tha se në çdo deklaratë nga ambasdorët e huaj apo nga çdo insitucion ndërkombëtar, institucionet e drejtësisë janë më të kritikuarat. Sipas tij, asnjë zyrtar nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për punën e tij.

Fadil Zenedeli, deputet i Lëvizjes Besa

“Zotri prokurori i përgjithshëm Ljubomir Joveski, është në detyrë dhe si i tillë duhet të mbartë përgjegjësi për veprimet dhe mos veprimet e  tij për rasin në sipatlin modular në Tetovë, domethënë kjo është ajo që është baza e interpelancës tonë”.

Kjo interpelancë është e nënshkruar nga shtatë deputetë, respektivisht nga koalicioni opozitar shqiptar, ku janë të përfshirë deputetët e Lëvizjes Besa, Alternativës dhe Lëvizjes Demokratike, ndërsa presin që kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, të jetë në krye të detyrës dhe në interes të qytetarëve.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif

You may also like