(VIDEO) Freedom House: Maqedonia e Veriut mbetet vend me “regjim hibrid”

by admin
Spread the love

Maqedonia e Veriut mbetet “regjim hibrid” sipas raportit më të fundit për shtetet në tranzicion nga Freedom House, me vlerësim të pandryshuar prej 3.82, njësoj si vitin e kaluar. Vendi ra në kategorinë e regjimit hibrid në vitin 2013, ndërsa vlerësimi bëhej gjithnjë e më negativ për çdo vit. Nga viti 2017 filloi rritje në vlerësim, por ka stagnim në dy vitet e fundit. Por sipas Qeverisë, klasifikimi si regjim hibrid është pasojë e qeverisjeve të kaluara.

DUSHKO ARSOVSKI, ZËDHËNËS I QEVERISË
“Duhet të theksohet se ky raport ka të bëjë me një periudhë më të gjatë, edhe para vitit 2017 dhe para formimit të Qeverisë së LSDM-së, kur të gjithë ishim dëshmitarë të ngecjeve serioze të proceseve politike, dorëzimit të pushtetit, ballafaqim me korrupsionin. Në 5 vitet e fundit, Qeveria arriti ta kthejë lirinë në shoqëri, besimin në institucione dhe ta forcojë respektin e ndërsjellë qytetar”

Sipas raportit, vendi më i vlerësuar në Ballkanin Perëndimor është Kroacia, e ndjekur nga Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova.

Kosova madje ka shënuar rritjen më të madhe në sferat e qeverisjes demokratike dhe gjyqësorit.

Raporti përfshinë 22 vende postkomuniste në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe ish-BRSS. Vetëm 6 nga këto vende konsiderohen si demokraci të konsoliduara, 4 janë demokraci gjysmë të konsoliduara, 8 janë regjime autoritare të konsoliduara dhe 11 janë në “zonën gri”, pra regjime hibride.

Raporti vlerëson qeverisjen demokratike të pushtetit qendror dhe lokal, procesin zgjedhor, shoqërinë civile, lirinë e medias, gjyqësorin, korrupsionin. /SHENJA/

You may also like