(VIDEO) Formohet Komision i Posaçëm për rastin e të porsalindurit të familjes Damjanovski

by admin
Spread the love

Drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë Viktorija Jovanovska, ka paralajmëruar formimin e komisionit të posaçëm të repartit të Gjinekologjisë, i cili do ta shqyrtojë tërësisht rastin e të porsalindurit të familjes Damjanovski dhe do t’i hetojë arsyet e thyerjes së krahut të foshnjës.

Prindërit paraprakisht në prononcime për mediat kanë pohuar se stafi ka tentuar ta mbulojë rastin dhe se nuk i kanë lejuar ta shohin fëmijën e tyre.

Jovanovska pohon se janë respektuar të gjitha protokollet mjekësore dhe sipas saj, gjatë periudhës së vëzhgimit, procedura standarde është mos zbulimi i informatave në kohë reale për prindërit.

Nëna Aneta Damjanovska, e cila ka lindur më 31 dhjetor, nuk ka mundur ta shohë foshnjën e saj pasi nuk ia kanë lejuar mjekët. Bashkëshorti i saj Bllagojçe Damjanovski ka thënë për mediat se ai është përjashtuar nga Klinika Gjinekologjike kur si të gjithë prindërit ka kërkuar ta shohë foshnjën e tij. Sipas deklaratave të tij, pas një sërë këmbënguljesh, vetëm nëna ka arritur të shkojë tek foshnja, kur i është thënë se ka thyer krahun.

Sipas Jovanovskës, shkak ka qenë pozita e keqe e foshnjës dhe se në një situatë të tillë është një ndërlikim i paraparë që nuk ndodh shpesh. Jovanovska në deklarata për media sqaroi se foshnja nuk do të ketë paaftësi të përhershme apo pasoja afatgjata.

Të porsalindurit të familjes Damjanovska gjatë lindjes cezariane më 31 dhjetor i është thyerr krahu në Gjinekologjinë e Shkupit.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like