VIDEO/ Festë, harmoni dhe këngë patriotike, lojtarët e Erzenit i këndojnë Adem Jasharit pas barazimit me Partizanin

by admin
Spread the love

Shumë pak pritshmëri kishte në startin e sezonit për ekipin e Erzenit, por tashmë janë një prej realiteteve më të bukura në “Abissnet Superiore”. Shijakasit jo vetëm po kalojnë një moment të mirë në kampionat, por janë kthyer në një prej konkurrentëve më të vështirë për këdo.

Një prej tyre është edhe Partizani që në ndeshjen e sotme po shkonte drejt një fitoreje 3-1, por gjithçka ndryshoi në minutat e fundit të takimit. Shijakasit arritën të rikuperonin 1 pikë falë golave të Kadriut dhe Kahrimanovic duke e çuar sfidën në shifrat 3-3.

Pas ndeshjes, ka rënë në sy edhe harmonia që po mbizotëron në këtë skuadër. Pas ndeshjes lojtarët e Erzenit, të mbledhur të gjithë bashkë shihen se si festojnë dhe këndojnë me njëri-tjetrin duke treguar edhe harmoninë që kanë. Shijakasit madje këndojnë edhe një këngë patriotike (kënga “Mora fjalë”) dedikuar heroit të UÇK, Adem Jashari. /oversport.tv

You may also like